Kur është fjala për llojet e njerëzve që secili i gjen tërheqës, thënia “bukuria është në sytë e atij që e sheh”, nuk mund të jetë më e vërtetë.
Sigurisht, ka disa njerëz universalisht tërheqës, që shfaqin karakteristikat tipike tërheqëse, por edhe ata ndryshojnë nga kultura në kulturë dhe nga raca në racë.
Shumë prej nesh as nuk e kanë idenë, se çfarë e bën një person tërheqës për ne. Ndonjëherë, e dimë dhe kaq. Është e vështirë që të zhytesh në botën e tërheqjes, sepse ajo shkaktohet nga faktorë shumë të ndryshëm.
Kjo mund të jetë diçka emocionale, apo diçka në rigorozisht fizike, diçka racionale ose plotësisht irracionale. Megjithatë, ka disa tipare që duket të jenë universale a i përket tërheqjes dhe ata nuk kanë aspak të bëjnë me pamjen. Ja pesë gjëra që shumica e njerëzve pajtohen se janë cilësi shumë tërheqëse:
Sensi i humorit
Ka kuptim që humori është një tipar, të cilin pothuaj cilido e kërkon tek partneri, sepse të gjithë duam të qeshim. Mund të jetë shumë e rëndësishme për një person që të jetë në gjendje të qeshë me veten, apo të arrijë të lehtësojë një situatë që duket e rëndë, sepse jeta është e vështirë dhe e mbushur me pasiguri. Duhet të jesh në gjendje që herë pas here, të ngresh humorin tënd. Askush nuk dëshiron të rrijë me dikë që është serioz gjatë gjithë kohës.
Pasioni për jetën
Passion është diçka që ne të gjithë e kërkojmë në këtë jetë, kështu që, bëhet tmerrësisht tërheqëse nëse gjejmë dikë që e ka gjetur atë. Pasioni na jep diçka për të cilën të jetojmë. Kur ne jemi të pasionuar për diçka, gjetja e zgjidhjes së”gjëzës” së jetës bëhet shumë më e kollajtë. Ai ofron qartësi, udhëzime dhe qëllim.
Vendime të mirë
Si e thamë më lart, jeta nuk është aspak e sigurtë. Kur një person është i vendosour dhe merr vendime të mirë për veten (dhe të tjerët), kjo tregon se e ka idenë ku po shkon dhe cfarë po bën. Pra ka një drejtim. Ky tipar po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u gjetur, dhe kjo i bën tejet tërheqës ata që e kanë.
Trajtimi i vetes dhe të tjerëve
Shumë njerëz e shohin mirësinë si një nga tiparet më të rëndësishme që një person mund të ketë, sepse ajo shihet shpesh si matës, se sa i mirë është një person. Kur një person tregon të njëjtën dashamirësi ndaj të huajve, si edhe ndaj miqve dhe familjes, kjo është një shenjë se ai është me të vërtetë i mirë e i dashur, dhe ka të ngjarë të veprojë njësoj edhe me ju.
Mendje e hapur
A keni folur ndonjëherë me dikë që është mendjembyllur, duke refuzuar të dëgjojë atë që të tjerët kanë për të thënë? Të qenit mendjembyllur është një tipar që shpesh tregon se një person është injorant, gjë që na largon të gjithëve ne prej tyre, shkruan bota.al. Mendjet e hapura janë në gjendje që të lidhin ura, ndërsa mendjet e mbyllura të thellojnë hendeqe. Mendjet e hapura ofrojnë zgjidhje, sepse shohin peisazhin e gjerë./klankosova/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...