Google ADS

Njerëzit që flejnë vonë dhe mezi zgjohen në mëngjes ka gjasa të vdesin më herët

23:15 | 12 Prill 2018
Trina Galanxhi

Njerëzit që qëndrojnë deri natën vonë dhe mezi zgjohen në mëngjës ka gjasa të vdesin më herët, ka gjetur një studim i fundit.

Studimi që ka përcjellur rreth 500 mijë britanikë gjatë gjashtë viteve, ka gjetur se personat që kanë qëndruar natën vonë dhe kanë pasur “luftë” që të zgjohen në mëngjes i kanë 10 përqind gjasat më të mëdha që të vdesin më herët, transmeton portali arbresh.info

Rreziku i qëndrimit natën vonë është i njejtë me mosfunksionimin metabolic dhe sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët pas hulumtimit kanë bërë thirrje për punëdhënësit që të përshtatin më lehtë oraret e punës për punëtorët.

Dr Kristen Knutson, një anëtar i ekipit nga Universiteti Northwestern në Çikago, tha se “qëndrimi natën dhe moszgjimi në mëngjes ka pasoja të rënda për shëndetin”.

Mungesa e gjumit ka lidhje të ngushta me stresin psikologjik, me kequshqyerjen dhe abuzimin me droga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme