“I mbyturi të mbyt”, thotë një fjalë e vjetër…
Është provuar shkencërisht se: dëgjimi i njerëzve që ankohen shpesh konsumon energjitë mendore.
Studimi u krye nga disa neuroshkencëtar, të cilët kanë matur aktivitetin e trurit në situata në të cilat ata duhet të merren me stimuj të veçantë, të tilla si dëgjimi i të afërmve apo miqve që vazhdimisht ankohen.
Në fakt, duke qenë gjithmonë në kontakt me njerëz negativë bën që neuronet e trurit të “shkëputen”, duke mos lejuar që ato të jenë të qarta dhe të zgjidhin problemet në mënyrë efikase.
Për të shmangur pasojat e rënda në nivel profesional dhe personal, mund të bëhen disa sugjerime.
Është e domosdoshme të vendosen kufizime për anëtarët e familjes ose miqtë që ankohen, duke ruajtur gjithmonë qetësinë dhe duke mos harruar të respektoni tjetrin.
Një ndihmë e mirë për këta njerëz është t’i bëni ata të kuptojnë se problemet mund t’i zgjidhin vetë, duke u përpjekur të mos përfshijnë emocionet dhe mbi të gjitha të ndalojnë së ankuari.
T’i bëjnë të tjerët të kuptojnë se gjërat mund të arrihen dhe vlerësohen vetëm nga pozitiviteti.
Bëni ushtrime të frymëmarrjes për të hequr negativitetin e atyre që ankohen, ky veprim ndihmon oksigjenin të qarkullojë në të gjithë trupin dhe të lirohen nga ndjenja shtypjeje.
Rrethojeni veten sa më shumë të jetë e mundur me njerëz pozitivë dhe bëni aktivitete që ju bëjnë të ndiheni më mirë psikologjikisht, si leximi, dëgjimi i muzikës dhe ushtrimi i ndonjë sporti.
Zbatimi i këtyre këshillave të vogla ndihmon jo vetëm mendjen që të qëndrojë e gjallë, por edhe njerëzit ankues që të përpiqen ta shohin realitetin me më shumë pozitivitet./eo/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...