Njerëzit nuk kanë asgjë kundër seksit me robotë

09:41 | 30 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Rezultatet e një hulumtimi të fundit tregojnë se më shumë se 40 përqind e njerëzve do të dëshironin të bënin seks me një robot.

Hulumtimi u krye në mbi 1,200 njerëz dhe një përqindje çuditërisht e lartë e tyre shprehën hapjen e plotë ndaj kësaj ideje, transmeton portal arbresh.info

Deri në 42 përqind të të anketuarve pranuan se nuk kanë asgjë kundër seksit me një robot, por vetëm 39 përqind besojnë se njerëzit edhe mund të lidhen emocionalisht me një robot.

Ajo që është më interesante, është se burrat janë shprehur më të hapur për të eksprimentuar me robotë, shkruan zd.net.

Gratë janë shprehur më skeptike në këso lloj marrëdhëniesh.

Dy fakte shqetësuese të zbuluara nga hulumtimi tregojnë se 69 përqind e studentëve mendojnë se robotët do t’ua marrin të gjitha mundësitë e punës dhe 78 përqind e njerëzve mendojnë se robotët do të përhapin dezinformata./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme