Në këtë kohë kur teknologjia ka bërë që të zhvillohen shumë aplikacione të takimeve sikurse Tinder, OKCupid e shumë të tjera, të gjesh një partner seksi është një gjë shumë e lehtë, shkruan portali arbresh.info.
Me kaq shume mundësi për të gjetur takime, ju mund të mendoni që njerëzit që përdorin këto aplikacioni janë duke bërë më shumë seks sesa gjeneratat tjera, por e keni gabim.
Befasi. Sipas një studimi të publikuar në Archives of Sexual Behavior është gjetur që ndonëse mijëvjeçarët (ata të lindur në vitet 1982-1999) janë më mendje hapur për seksin paramartesor se gjeneratat e mëparshme, ata jo domosdoshmërish kanë më shumë partnerë seksualë.
Nga 33,000 njerëz të përfshirë në studim, 58% e të anketuarve mendonin se nuk kishte asgjë të keqe me bërjen e veprës para martesës. Në vitin 2004, ky numër ishte vetëm 44%.
Megjithëse mendimi i publikut për seksin paramartesor ka ndryshuar me kalimin e kohës, kjo nuk do të thotë që njerëzit po vënë në veprim mendimet e tyre.
Baby Boomers (të lindur në fund të viteve 1940, ’50 dhe në fillim të viteve ’60) kishin partnerët seksual më shumë se të gjitha grupet e moshës të studiuara me një mesatare prej 11.
Ata u pasuan nga gjenerata X (njerëz të lindur në fund të viteve ’60 dhe ’70), të cilët mesatarisht kishin rreth 10 partnerë.
Nga ana tjetër, Mijëvjeçarët (ata që aktualisht janë midis moshës 16 dhe 33 vjeç) mund të presin që të kenë një mesatare prej tetë partnerësh seksualë gjatë jetës së tyre./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë