Google ADS

Njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri në 150 vjet

01:04 | 29 Maj 2021
Trina Galanxhi

Një hulumtim ka zbuluar se njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri në 150 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studimi, që shqyrton marrëdhënien mes plakjes dhe përballimit të stresit, u publikua në revistën Nature Communications, shkroi gazeta The Hill.

Në kuadër të hulumtimit, pjesëmarrësve u janë bërë matje të rezistencës kundër stresit duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga aplikacionet e telefonave të mençur dhe të dhënat mjekësore të vullnetarëve nga Britania dhe SHBA-ja.

Shkencëtarët nënvizuan se tek ata që iu nënshtruan studimit është vërejtur rënie në aftësinë e përmirësimit teksa mosha përparon.

Si rezultat i hulumtimit njoftohet se njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri 150 vjeç.

Lideri i studimit, Timothy V. Pyrkov, ka thënë se sa më shumë përparon plakja, aq më shumë zgjatet koha që nevojitet për shërimin e sëmundjeve.

Në studim u tërhoq vëmendja se edhe pjesëmarrësit më të shëndetshëm kanë të njëjtat kritere themelore të plakjes dhe se është zbuluar që një jetë e gjatë e shëndetshme nuk është e mundur duke parandaluar ose trajtuar sëmundjet.

Edhe Andrei Gudkov, shkencëtari që ka kontribuar në hulumtim, ka theksuar se nëse nuk zhvillohen trajtimet e drejta për të vonuar plakjen, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lidhura me moshën nuk mund të ndryshojë jetëgjatësinë maksimale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme