A ndiheni emocional dhe të lodhur mendërisht duke bërë një jetë shumë aktive, të zënë dhe a e ndjeni nevojën të paketoheni dhe të largoheni për një kohë në një zonë malorë, aty ku do të dëgjoni vetëm cicërimat dhe zhurmën e maleve?
A më me qejf do ta shpenzonit mbrëmjen e së premtes vetëm për vetë, në një vend të qetë apo do të dilnit në një bar nate dhe të deheni?
A i ikni komunikimit me njerëz në rrugë?
Nëse përgjigja është po, mos u shqetëso.
Ti nuk je i vetmi. Ti nuk je person që urren të tjerët. Ti nuk je i çuditshëm dhe as jo-social. Në fakt, ti je një gjeni pa e ditur këtë.
Sepse, bazuar në një studim të NCBI, njerëzit me inteligjencë të lartë priren të jenë më pak social dhe shmangin ndejat e shpeshta me njerëz.
Psikologu revolucionar Norman Li dhe Satoshi Kanazawa e kanë kryer këtë studim duke pasur si subjekt njerëzit që priren t’ju ikin turmave dhe kanë ardh në përfundim se ata janë më të lumtur se sa ata që janë të prirë të rrinë në vende të zhurmshme dhe pjesë e shumë ndejave.
Ata po ashtu kanë gjetur se lumturia rritet kur gjatë ditës kemi më shumë interaksion vetëm me njerëzit që i duam, se sa ata që rrinë me njerëz të ndryshëm në baza ditore.
Bazuar në këtë studim “njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur rrinë vetëm dhe ndihen më të plotësuar”.
Duket se pas një ditë të ngarkuar ne zyrë, pranë kompjuterit, mbrëmja duhet të kalohet në qetësi. Këta njerëz thjeshtë e vlerësojnë vetën më shumë dhe dua kohë për vete.
Për më shumë, në proces të interpretimit të rezultateve të këtij studimi, psikologët kanë prezantuar një teori mjaftë interesante.
Kjo teori bazohet në gjetjen e lumturisë në gjëra të vogla si vrapimi, shëtitja, meditimi, një ndejë me të dashurit në mbrëmje, një film i mirë apo edhe të dëgjuarit muzikë duke qenë në shoqëri të një gote verë./Unikportal
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...