Njerëzit fetarë të vetmuar ndjehen më pak të izoluar dhe janë më pak të depresionuar në krahasim me ateistët e vetmuar.
Sipas një studimi të ri, kjo ndodh për shkak se ata e shohin Perëndinë si zavendësim të një miku, transmeton portali arbresh.info
Hulumtimet e reja nga psikologët në Universitetin e Miçiganit tregojnë se, ndër ata që ndihen të vetmuar, ata që besojnë në një fe kanë më pak gjasa të humbasin vullnetin për të jetuar, sepse besimi e mbush atë zbrazëti.
Megjithatë, autori i studimit Todd Chan ka theksuar se feja nuk ështe e mjaftueshme për të zavëndesuar të gjitha cilësitë që vijnë nga ndërveprimet njerëzore.
Për këtë studim Chan ka anketuar 19,775 njerëz. Të gjithë janë pyetur mbi miqësinë, besimet fetare, ndjenjat e vetmisë dhe ato të qëllimit.
Për ata që nuk ishin të vetmuar, besimi nuk kishte ndonjë të rëndësishëm në nivelin e tyre të lumturisë, ndjenjës së përkatësisë apo qëllimit./arbresh.info/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...