Google ADS

Njerëzit e pasur janë egoist, thotë studimi i fundit

01:04 | 19 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Njerëzit e pasur përjetojnë emocione pozitive kur përqendrohen të vetvetja, ka zbuluar një studim i ri.

Për ta thënë këtë në një mënyrë tjetër, të qënit i pasur ju bën më egoist dhe vetë-dashës, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info

Sipas hulumtimit të publikuar në “American Psychological Association”, njerëzit me të ardhura të ulëta e gjejnë lumturinë tek njerëzit tjerë, përmes ndjenjave të dashurisë dhe dhembshurisë, thotë studimi.

Megjithatë, njerëzit e pasur gjejnë lumturinë e tyre në gjërat që u përkasin atyre, madje edhe te vetë krenaria.

Për matjen e lumturisë, studimi krahasoi financat e secilit pjesëmarrës me atë sa shpesh kanë përjetuar shtatë emocione pozitive, duke përfshirë dëfrimin, frikë, dhembushi, kënaqësi, entuziazëm, dashuri dhe krenari.

Studiuesit kanë zbuluar se ata me të ardhura më të mëdha kanë një tendencë më të madhe për të përjetuar emocione egoiste, në mënyrë specifike përjetojnë krenari dhe kënaqësi më të madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme