Shtatori është muaji kur vera na braktis dhe fillon vjeshta. Për fëmijët e shtatorit thonë që kanë karakteristika shumë të pazakonta.
Këto janë të përbashkëtat e tyre:
Lindin si bebe të vogla – Fëmijët e shtatorit më së shpeshti lindin me peshë të vogël.
Janë më të gjatë se të tjerët – Nëse krahasohen me fëmijët e lindur në muajt e pranverës apo të dimrit, të lindurit në shtator mesatarisht janë më shtatgjatë. Nga njëra anë kjo ka lidhje me sasi të mëdha të vitaminës D ndaj së cilës kanë qenë të ekspozuara nënat në muajt e fundit të shtatzënisë.
Regjistrojnë shkolla elite – Sipas hulumtimeve, njerëzit e lindur në shtator zhvillohen shumë më shpejt në fëmijëri të hershme. Gjithashtu, 20 për qind është mundësia më e madhe që për shkak të sukseseve të tyre në bankat shkollore do të ndjekin fakultetet më me renome.
Tipa sportivë – Të lindurit në shtator kanë predispozita fizike për t’u marrë me sport dhe ndër ta ka më së shumti sportistë elitarë.
Lulja e tyre e lindjes është Kata e Bukur (lat. Aster) – Simbol i dashurisë së fuqishme, Kata e Bukur apo Asteri është lule e atyre që janë lindur në shtator. Pos saj, disa marrin mushlinzë (Conovolvulusarvensis) e cila simbolizon dashurinë dhe sinqeritetin, ndërkaq këto janë edhe karakteristika për të cilat fëmijët e shtatorit të gjithë i adhurojnë.
Janë rezistues ndaj astmës – Hulumtimet kanë treguar që njerëzit e lindur në vjeshtë më së shpeshti janë alergjikë ndaj vezëve, kikirikut dhe qumështit. Mirëpo janë rezistues ndaj astmës.
Shumica kanë përjetuar moshë njëqindvjeçare – Njerëzit të cilët janë të lindur midis shtatorit dhe nëntorit më së shpeshti jetojnë edhe më shumë se njëqind vjet. Këtë e ka konstatuar studimi të cilin e ka bërë Universiteti i Çikagos me 1.500 njëqindvjeçarë. Njëri ndër shkaqet është që menjëherë pas lindjes u janë ekspozuar infeksioneve të shumta sezonale. /Telegrafi/
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...