Konsumi i një veze çdo ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, sugjeron një studim i kryer tek 400 mijë të rritur në Kinë.
Personat që konsumojnë çdo ditë vezë janë 18% më pak të rrezikuar që të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, që manifestohen me atak në zemër ose goditje në tru, krahasuar me personat që e shmangin konsumin e vezës.
Tensioni i lartë i gjakut, mbipesha dhe luhatjet e niveleve të sheqerit në gjak rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Të gjithë këta faktorë zhvillohen si pasojë e dietës së pashëndetshme, pasivitetit fizik, duhanpirjes dhe abuzimit me alkoolin.
Për gati 9 vite, shkencëtarët kanë vëzhguar rreth gjysmë milionë njerëz, të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje të tillë si diabeti, kanceri apo sëmundjet kardiovaskulare.
Më shumë se 13% e të rriturve, të moshës 30 deri 79 vjeç, treguan se konsumonin gati çdo ditë 1 vezë, ndërsa 9% raportuan se konsumonin shumë rrallë vezë.
Përgjatë 9 viteve të studimit, 9,985 persona humbën jetën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa gati 84,000 pjesëmarrës të tjerë në studim u diagnostikuan me sëmundje të zemrës.
Pasi analizuan të dhënat, shkencëtarët zbuluan se konsumi i një veze në ditë lidhej me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, krahasuar me mos konsumimin fare të këtij produkti.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...