Teknika e re ofron gjoks të butë, të formuar mirë dhe pa nevojën e implantit. Investigon Emily Listfield.
Isha shumë e shqetësuar të ecja përreth pa sytjena, madje as në hapësirën shtëpiake, thotë Lisa 48 vjeçe.
Gjinjtë e mi ishin tërësisht të varur, dhe njëri akoma më i lëshuar se tjetri. Unë nuk dëshiroja gjoks më të madh apo ndonjë implant të mundshëm.
Thjeshtë doja që gjoksi im të rikthehej në formën e tij të mëparshme.
Deri kohët e fundit madhësia e gjoksit të saj ishte e kufizuar me lifting tradicional që nuk mund të ofrojnë rezultate afatgjate.
Por, kirurgu plastik i Lisa-s i prezantoi asaj një mundësi për t’u bërë një nga pacientët e saj të parë për të provuar teknikën e re: futja e një rrjete bioabsorbuese të quajtur GalaFlex e cila vepron si sytjena të brendshme, duke mbajtur gjinjtë të ngritur.
Gjoksi im tani është mëse në formë, gjinjtë janë simetrikë, me një formë të bukur të rrumbullakët dhe nuk kërcejnë aspak kur vrapoj, shpjegon Lisa.
Varja e gjinjve mund të shkaktohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë gjenetikën, ndryshimet në peshë, shtatzënia dhe gjidhënia, stërvitja me ndikim të lartë, plakja dhe menopauza.
Po këta faktorë, mund të shkaktojnë që lëkura përreth të dobësohet së bashku me indin e gjirit.
“Me lifting tradicional ju hiqni lëkurën e tepërt dhe tërhiqni pjesën tjetër”, thekson Caroline Glicksman, kirurge plastike që bëri operacionin e Lisa-s. kjo do të duket e mrekullueshme për një vit ose dy, por shumica e femrave që kanë lëkurë me cilësi të dobët, dhe kur lëkura e tyre fillon të shtrihet, edhe nëse thithat qëndrojnë të ngritura, pjesa e poshtme e gjirit do të fillojë të bjerë apo lëshohet.
Ideja për të shtuar një formë të mbështetjes së brendshme – në thelb lloj liftingu nën gjinjtë për të ndihmuar që lifting-u tradicional të zgjat më gjatë.
Në të kaluarën, kishte formën e mëndafshit ose të sintetikës, të cilat shpesh kishin një rrezik të lartë të komplikimeve, si infeksion apo inflamacion i zgjatur.
Rrjeti GalaFlex është i përbërë nga P4HB (i njohur zyrtarisht si poly-4-hydroxybutyrate), një polimer që trupi e zbërthen natyrshëm në dioksid karbon dhe ujë, edhepse me një ritëm të ngadaltë.
Përderisa kjo rrjetë zbërthehet mbi 12-18 muaj, kolagjeni dhe elastini hyjnë në arenë duke krijuar një rrjet që është tre deri katër herë më i fortë se indet amë.
Procedura nuk ndryshon madhësinë e gjoksit, por që rezulton në gjinj më të ngritur dhe të plotë.
Dhe, për dallim nga fomat e mëparshme të implanteve apo rrjetave, GalaFlex është i padallueshëm ndaj prekjes.
Glickman thekson se kjo nuk ka skaje dhe e bën një lifting tradicional më të gjatë.
Për shkak se procedura është ende e re, nuk ka studime që përcaktojnë se sa kohë duhet të zgjasë rezultati, por mjekët që e përdorin këtë rrjetë kanë vërejtur se nuk ka rënie të gjoksit për të paktën një vit.
“Unë vetëm dëshiroja që gjoksi të rikthehej në formën e mëparshme”.
Procedura mjekësore realizohet përafërsisht një orë deri 3 orë për lifting tradicional dhe bëhet nën anestezi të përgjithshme (ngritja e gjoksit varion nga 6000 deri 9000 dollarë, ndërsa rrjeta është një shtesë prej 500 deri 1000 dollarë).
Kirurgu vendos rrjetë nën gjoks dhe e qep në anët e murit të gjoksit.
Shenjat nuk janë të ndryshme nga liftingu i rregullt sepse të gjitha qepjet bëhen në brendësi, shpjegon Glicksman.
Shumica e plagëve të jashtme shërohen me masazhim të mirë dhe përdorim të xhelit për plagë dhe shenja.
Si në çdo operacion, rreziku përfshin infeksion dhe mavijosje.
Koha e rimëkëmbjes zakonisht zgjat disa ditë pushim në shtëpi, ndërsa mund të rifilloni aktivitetin normal brenda një jave, ndërsa ti ktheheni ushtrimeve pas gjashtë javësh. Lisa është rikthyer në punë brenda disa ditësh.
Jo të gjithë mjekët janë aq entuziastë për këtë procedurë. Adam Kolker, kirurg plastik në Nju Jork, i cili ka bërë ngritjen e disa prej gjokseve të të famshmeve, nuk është edhe aq i bindur.
Me një lifting të duhur, ju bëni më shumë se sa thjeshtë të shtrëngoni apo mblidhni lëkurën, ju po ashtu ripoziciononi indin dhe duhet të zgjasë rreth 10 vite.
Është shumë diskutabile nëse rrjeta do ta bëjë të zgjasë më shumë.
Kolker është poashtu i shqetësuar për shfaqjen e kancerit duke pohuar se nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për zbulimin e kancerit të gjirit me anë të rrjetës, thotë ai.
Lisa është e vetëdijshme për problemet e mundshme që mund t’i shkaktojë liftingu gjatë jetës, por që tani për tani është shumë në rregull sepse nuk vuan nga ndjenja e mosbesimit ndaj vetes.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia