Google ADS

Një ‘selfie’ para se të vijë në jetë foshnja

00:47 | 7 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kat Armendariz është një vajzë nga Texas që mori vëmendjen e të gjithëve pasi bëri një ‘selfie’ me motrën e saj, e cila ishte gati për të lindur.

Supozohej që ti qëndronte pranë të motrës, por nuk mund ti rezistonte momentit kur ajo po bërtiste nga dhimbjet ndërsa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali.

Ajo e shpërndau fotografinë në rrjete sociale, duke e shoqëruar me tekstin: “Selfie! Ndërkohë që motra ime është gati të lindë një fëmijë.”

Arriti të merrte shumë klikime menjëherë, që ishin 496 mijë shikime dhe 1 mijë komente, ndërkohë që u shpërnda edhe në faqe të tjera.

Profesioni i Kat është fotografe, dhe në një intervistë për Mashable sqaroi se motra e saj nuk kishte dhimbje në atë moment dhe e quajti si një ndër gjërat më të bukura të asaj dite.

4214aa6e00000578-0-image-a-8_1499337684448

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme