Ekspertët gjithnjë e më shumë sugjerojnë se fëmijët duhet të marrin pjesë në proceset e gatimit, me arsyen se mësohen, por edhe mund të përjetojnë rritje të oreksit për ushqimet që i refuzojnë.
Nëse doni të gatuani një gjë me fëmijët, provoni këtë ëmbëlsirë me luleshtrydhe, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
100 gram tërshërë
gjysmë gote me lëng luleshtrydhe
3 lugë mjaltë
300 gram kos grek
100 gram luleshtrydhe
2 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Pritini luleshtrydhet në kubikë dhe ndajini në gota. Përzieni tërshërën me 1 lugë gjelle mjaltë dhe lëng luleshtrydhe. Përziejini gjithçka mirë dhe shpërndajeni mbi fruta. I hedhim sipër kosin të gatshëm, të përzier me dy lugë mjaltë dhe ekstrakt vanilje./arbresh.info/
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...