Këto ditë në karantinë na i kanë shtuar edhe më shumë oreksin, por edhe pasionin për kuzhinën. Ka pafund receta të thjeshta dhe shumë të shijshme që mund t’i gatuajmë gjatë kësaj kohe, si për të kaluar kohën, edhe për të shijuar një pjatë të mirë.
Me siguri po mendoni për darkën në këto momente, prandaj ne kemi një sugjerim për ju. Recetën e kemi huazuar nga faqja Papare në Instagram, ku Mirela Andoni gatuan e shumë pasion dhe i ndan recetat me të gjithë të apasionuarit pas kuzhinës në faqen e saj @papare_thebeautyofsmallthings.
Receta e sotme është: kotoleta pule me kos dhe mustardë, shoqëruar me patate të pjekura.
Ju duhen:
– 2 fileto pule
-2 lugë kos
-1 lugëz mustardë
-lëkurë limoni
-kripë
-piper
-hudhër pluhur
-trumzë
-vaj ulliri
-galetë (thërrime buke)
Presim filetot e pulës në copa të vogla me trashësi 1 cm. Shtojmë të gjithë përbërësit, përveç galetës. I përziejmë me kujdes dhe i marinojmë disa minuta. I lyejmë me galetë dhe i vendosim në tavë. I lyejmë me vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë, derisa të marrin ngjyrë.
Patatet pasi i lajmë, i ndajmë në mes, i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, trumzë dhe kripë. I pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta, derisa të marrin ngjyrë dhe të zbuten plotësisht.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...