Se çfarë është në të vërtetë një person mund të zbulohet lehtë duke pyetur sepse përgjigja tregon karakterin e një personi. Perceptimi i njerëzve dhe i asaj që ata janë në të vërtetë nuk është shpesh e njejta gjë.
Perceptimi ynë për njerëzit e tjerë zbulon më shumë rreth nesh dhe personalitetit tonë, thotë Dustin Ëood, Profesor i Psikologjisë në SHBA, transmeton portal arbresh.info
Ai thotë se mjafton që një burrë të bëjë një pyetje dhe kjo mund të zbulojë se me kë keni të bëni.
Çfarë mendoni për atë person?
Nëse një person para jush fillon të thotë gjëra pozitive për dikë, kjo zbulon se ai ka një personalitet pozitiv. Por, nëse ai fillon të theksojë vetëm anët negative të dikujt, kjo do të thotë se personaliteti i tij është negativ.
“Sa e shikoni një person tjetër pozitivisht ose negativisht është një tregues se sa i lumtur ose i pakënaqur jeni, sa i kënaqur ose i pakënaqur jeni me jetën tuaj dhe sa njerëzit e tjerë ju duan ose nuk ju pëlqejnë”, shpjegoi ky profesor.
Ai shton se njerëzit, të cilët nuk janë të kënaqur me jetën e tyre, shpesh i paraqesin të tjerët negativisht dhe flasin keq për to. Ai gjithashtu thotë se individët narcistë janë më të prirur të kritikojnë të tjerët.
“Një numër i madh i tipareve negative lidhen me një pamje negative të njerëzve të tjerë. Ata që kanë këto prirje kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga depresioni dhe çrregullime të ndryshme të personalitetit”, shtoi ai./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...