Çdo natë, njerëzit shpenzojnë deri në dy orë duke ëndërruar, edhe nëse nuk e kujtojnë gjithmonë atë.
Sa herë jeni përpjekur për të mbajtur mend detaje nga ëndrra që patë mbrëmë? Kjo shtojcë vitaminash do të jetë zgjidhja juaj.
Studiuesit australianë morën 100 persona në një studim për gjumë. Vulnetarët u ndanë në tri grupe ku secili grup merrte një shtojcë të ndryshme vitaminash: vitamina B6, kompleksin e vitaminave B ose një placebo.
Studiuesit u kërkuan të gjithëve të mbanin një regjistër të ëndrrave të tyre dhe pas pesë ditësh, t’i kthejnë ato për analiza. Sigurisht, grupi që merrte vitaminë B6 kishte një rikthim më të mirë të ëndrrave.
Një person mesatar shpenzon rreth gjashtë vjet të jetës së tij duke ëndërruar.Nëse ne jemi në gjendje të kontrollojmë ëndrrat tona, atëherë mund të përdorim më shumë produktivisht kohën tonë të ëndërruar. Mund të jetë e mundur të përdorësh ëndrra të pastra për tejkalimin e anktheve, trajtimin e fobive, zgjidhjen e problemeve krijuese, përmirësimin e aftësive motorike dhe madje edhe ndihmën për rehabilitimin nga traumat fizike “.
Një shënim mbi vitaminën B6: Është toksike nëse merret në doza më të larta, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj përpara se ta provoni këtë në shtëpi. Nëse dëshironi të merrni sasi nga kjo vitaminë nga dieta juaj ushqimore, ajo gjendet tek peshku, mishi i lopës, perimet dhe niseshteja e patates. Ndërkohë do të kujtoni më mirë ëndrrat të cilat nuk i mbani mend.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...