Nuk dimë t’ju themi me siguri në cilin vit brokoli u bë pjesë e kuzhinës shqiptare, por nga ajo kohë e deri më sot është shndërruar në përbërësin e preferuar të shumë recetave dimërore. Por brokoli nuk duhet përdorur vetëm në kuzhinë, vaji i prodhuar prej farave të tij , nëpërmjet presimit të ftohtë, është gjithashtu një aleat i shkëlqyer i bukurisë femërore. Mjafton vetëm një pikë dhe do të shpëtoni nga problemet e mëposhtme:
1.Ushqen dhe hidraton flokët: Ekspozimi i gjatë në diell, mospërdorimi i locioneve me faktor mbrojtës, përdorimi i pakontrolluar piastrës dhe tharëses dhe uji i pishinave, janë disa prej faktorëve që dëmtojnë më së shumti flokët gjatë verës. Në qoftë se mendoni se mund të zgjidhni gjithçka me një prerje dhe lyerje të shpejtë tëk parukierja, gaboheni rëndë. Flokët pas pushimeve janë plotësisht të zhveshur nga sebumi i tyre natyral dhe kanë nevojë të ushqehen. Për këtë arsye Living ju këshillon të përdorni vaj brokoli. I pasur me acide yndyrore Omega-6 dhe Omega-9, ky vaj jo vetëm që ushqen flokët, por edhe përshpejton rritjen e tyre. Masazhimi me vaj brokoli është po ashtu një zgjidhje shumë efektive për majat dyshe.
2.Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit: Edhe pse shpenzoni sa qimet e kokës për të blerë sa më shumë kremëra kundra diellit, sërish nuk i shpëtoni skuqjes dhe djegieve? Mos u shqetësoni, vaji i brokolit mund të zëvendësojë fare mirë gjithë këto blerje të shtrenjta e të kota. Ai ka në përmbajtjen e tij sulforan, një përbërës organik që mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë, ju ndihmon të nxiheni njëtrajtësisht dhe parandalon kancerin e lëkurës.
3.Parandalon plakjen e parakohshme: Vaji i brokolit ka përmbajtjen e tij një përqindje të lartë vitamine A dhe acidi linoleik, dy përbërës që luftojnë plakjen e parakohshme dhe zhdukin çdo rrudhë nga fytyra juaj. Vitamina A zëvendëson fare të gjithë produktet kozemtike që përmbajnë Retinol, ky i fundit provokon shumë efekte anësore si skuqje dhe irritim të lëkurës.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin