Mund ta dini se është koha të ndaheni, por thjesht ky vendim është tejet i vështirë. Kështu, ju mendoni thjesht ta bëni një “pauzë” në lidhje.
Por, a ekziston një gjë e tillë si ‘pauza’ në lidhje apo është thjeshtë shenjë se po ndaheni?
Fillimisht, çfarë nënkupton “pauza” në një lidhje?
Pauza e tillë zakonisht nënkupton se çifti me plot vetëdije ka marrë vendim ta ndryshojë statusin e lidhjes në mënyrë që të krijojë hapësirë për ta rivlerësuar atë.
Pauza mund të ketë kuptim të ndryshim varësisht prej çifteve.
Por, zakonisht kur bëni “pauzë” nuk duhet të filloni lidhje tjera
Ekspertët thonë se nëse gjatë periudhës kur jeni në “pauzë” me partnerin aktual ju filloni ta shihni dikë tjetër, atëherë situata me partnerin aktual vështirësohet dhe ju e keni shumë më të vështirë t’i qartësoni mendimet.
Në pauzë duhet të vendosni rregulla dhe synime
Nëse keni qenë të këqij në komunikim më herët, kjo është periudha më kruciale ku duhet të komunikoni.
Vazhdoni të komunikoni. Nëse keni vendosur për pauzë në lidhje dhe pritni që gjërat do të zgjidhen vetvetiu, ju e keni gabim. Vazhdoni të komunikoni me njëri-tjetrit përgjatë ‘ndarjes së përkohshme’ dhe qartësohuni se përse doni të jeni në lidhje, çfarë lloji të lidhjes dëshironi, etj.
Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ta shmangni seksin me çdo kusht
Shumica e çifteve kanë tendenca të afrohen me njëri-tjetrin pas marrjes së vendimit për pauzë në lidhje sepse iu mungon intimiteti seksual, gjë e cila nuk është indikatori më i mirë nëse lidhja do të funksionojë në të ardhmen.
Pauza nënkupton që dy personat të reflektojnë në lidhje dhe kjo është e pamundur të bëhet nëse vazhdoni të bëni seks.
Çfarë ndodh pas pauze?
Nëse veç jeni marrë me problemet që i keni pasur dhe keni arritur t’i zgjidhni ato, atëherë padyshim se gjërat janë më në rregull.
Por, ekspertët rekomandojnë që gjithashtu të analizoni se si ndiheni gjatë kohës që jeni në pushim: a ndiheni më të lumtur dhe më të lehtësuar?
Nëse po, atëherë kjo është shenjë se partneri nuk është i duhuri për lidhje.
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës