Sipas një studimi të fundit duket se dhe shkenca mbështet thënien “kur ke grua të lumtur, ke jetë të lumtur.” Kërkimi i Universitetit të Michigan zbuloi se ata që janë optimistë ndikojnë në shëndetin e partnerëve të tyre dhe mbajnë larg faktorë që ndikojnë në zhvillimin e gjendjeve si Alzheimer, demenca dhe degradimi konjitiv teksa bëhen më të moshuar.
“Ne kalojmë shumë kohë me partnerin tonë dhe ata mund të na nxisim të jemi më aktivë, të hamë më shëndetshëm dhe të na kujtojnë të marrim rregullisht ilaçet” thotë profesori i psikologjisë William Chopik. “Kur partneri ynë është optimist e i shëndetshëm kjo mund të përkthehet në rezultate të shëndetshme dhe për jetën tonë. Kështu ne mund të kemi një të ardhme më të bukur dhe të mbajmë larg sëmundjet e degradimit konjitiv”.
Një partner optimist mund të na inkurajojë të hamë sallatë me ushqimin, të stërvitemi dhe të krijojë stile më të shëndetshme jetese. Doktori shton: “Ne zbuluam se kur marrim në konsideratë faktorët e riskut që parashikojnë sëmundje si Alzheimer e demenca, ato kanë të bëjnë me stilin e shëndetshëm të jetesës. Ruajtja e një peshe optimale dhe aktiviteti fizik janë faktorë të rëndësishëm, dhe njerëzit e martuar gjithnjë shënojnë më shumë pikë se beqarët në to”.
Nga faktorët negativë, Chopik shton: “ka disa sugjerime se njerëzit nganjëherë mund të jenë xhelozë për cilësitë e partnerëve të tyre apo reagojnë keq ndaj dikujt që përpiqet t’i kontrollojë, por kjo balancohet me studime të tjera që thonë se të jesh optimist të bën ta perceptosh dhe marrdhënien në çift në dritë pozitive”. Studimi tregon gjithashtu se kur anëtarët e çiftit kujtojnë eksperiencat e përbashkëta, detaje të reja dalin nga kujtimet e tyre që pasurojnë lidhjen./tch/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...