Një natë në hotelin me zero yje, në mesin e një fushe në Zvicër, do t’iu kushtojë rreth 295 franga apo 306 dollarë, por në mbërritje do t’iu presin me pije, e në çmim përfshihet mëngjesi dhe shërbimet e një mazhordomi modern, i cili vjen në formën e një fermeri lokal me çizme llastiku.
Ai i shoqëron klientët deri në vendin mbi kodër, ku është sajuar një dhomë e hapur pa mure, e ku është vendosur krevati dopio, ndërsa u ofron edhe raportet meteorologjike.
Projekti i dy vëllezërve binjakë, Frank e Patrik Riklin, dhe partnerit të tyre në biznes, Daniel Charbonnier, kërkon të pasurojë traditën e mikpritjes në vendin e pasur, të famshëm për bukurinë e rajoneve malore dhe zonave buzë liqeneve.
Hoteli i tyre me zero yje është vendosur në kodrat e Appenzellit.
“Ne jemi artistë, nuk e bëjmë këtë si hotelierë. Ajo që na intereson është qëllimi në shoqëri. Një dhomë pa mure, pa çati, në mes të natyres, është çlirim i plotë. Është një lloj instalacioni i vendosur në një terren malor. Ne e konsiderojmë vepër arti, vetëm se me klientë dhe shërbim real”, tha Patrik Riklin, bashkideator.
Një tualet është vënë në dispozicion në një kasolle aty pranë. Versione të mëparshme të instalacionit përfshijnë vendosjen e shtretërve në një bunker bërthamor dhe në një vend në 1.600 metra lartësi të rajonit të thyer malor “Grisons”.
Reuters thotë se ideatorët kanë pasur më shumë se 1.300 kërkesa për rezervime, që kanë mbërritur deri nga Shtetet e Bashkuara, Australia e Afrika.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora