Njerëzit me të cilët rrimë kanë një influencë të madhe në jetët tona dhe, në një pikë të caktuar, mund të vendosin nëse do kemi momente prosperiteti apo shqetësimi.
Edhe pse jemi përgjegjësit kryesorë të çdo gjëje që na ndodh, është e pamohueshme që miqtë tanë, familjarët dhe njerëz të tjerë të rrethit tonë shoqëror mund t’i bëjnë gjërat më të thjeshta ose më të vështira për ne, përmes sjelljes dhe energjive të tyre.
Që në moshë të hershme, kur nisëm të socializohemi, nisëm të tërheqim pranë vetes disa njerëz të rëndësishëm për historinë e jetës sonë dhe të tjerë që kanë qenë vetëm kalimtarë për jetën tonë.
Por para se të ndërgjegjësoheshim për rëndësinë e tyre në jetët tona, influencojnë fatin tonë.
Përmes kohës dhe eksperiencës, kemi mësuar të identifikojmë kush janë miqtë e vërtetë dhe kush janë ata që nuk janë shumë të interesuar të kontribuojnë në rritjen dhe lumturinë tonë.
Kjo eksperiencë, bashkuar me mençurinë dhe intuitën janë instrumentet kryesore që kemi në dispozicion për të seleksionuar njerëzit që mund të lejojmë të hyjnë në jetën tonë dhe të rivlerësojmë të gjithë njerëzit që kemi rreth vetes dhe të identifikojmë ata që vërtet e meritojnë të qëndrojnë.
Megjithatë, edhe kur i njohim miqtë tanë fals, nuk është gjithnjë e thjeshtë t’i largosh.
Mund të jetë e vështirë për ne të lëmë të ikë dikë që ka qenë me ne për shumë kohë dhe për të cilin kemi ndjerë dashuri.
Duam apo nuk duam, krijojmë një lidhje me njerëzit me të cilët jetojmë çdo ditë. Madje, edhe kur ndjejmë që dikush nuk është i lumtur për arritjet tona, duhet pak sforcim për ta lënë të ikë.
Diçka duhet ta kemi të qartë të gjithë:
Edhe pse mund të na dhembë, duhet të largojmë nga vetja disa njerëz, sepse dëmi që shkaktojnë çdo ditë është më i madh se dhimbja që na lënë kur largohen.
Një mik ziliqar apo fals është më i rrezishkëm se 10 armiq të deklaruar, sepse janë më afër nesh, dinë më shumë rreth jetës sonë dhe dinë më mirë se si të na shkaktojnë dhimbje, dekurajim, të na manipulojnë dhe të na ndajnë nga objektivat tona.
Në këtë mënyrë, edhe pse fillimisht mund të jemi pak të trishtuar, kemi shumë nevojë që njerëz të tillë të na qëndrojnë larg.
Miqtë ziliqarë thithin gëzimin tonë dhe pak nga pak, i bëjnë jetët tona më të vështira dhe të trishtuara.
Nuk kemi nevojë dhe nuk e meritojmë këtë lloj energjie rreth nesh. Për më tepër, duhet të hapim sytë tek ata që na rrethojnë, sepse miqtë e vërtetë mund të jenë krah nesh, duke na ofruar shikime dashurie dhe përqafime të rehatshme.
Kuptoje se, dikush që na bën keq, që na bën të dyshojmë tek vetja, nuk është lloji i njeriut që do donim të kishim pranë, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë ndarja.
Sigurohu gjithnjë të mbash pranë vetes ata që përmes sjelljes së tyre, tregojnë se të respektojnë dhe të duan shumë./oranews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...