Një mëngjes pozitiv vjen vetëm në këto 3 mënyra

07:04 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Ndërkohë që celularët e kanë bërë jetën tonë më të thjeshtë ka dicka që nuk e ndryshojnë dot. Stresi që shkakton zilja e mengjesit dhe më pas nxitimi për të arritur në punë sa më shpejt apo mënyrat e ndryshme të transportit.

Të gjitha këto na bëjnë që shpesh herë mëngjesin ta nisim në mënyrën e gabuar. Edhe pse në shqipëri distancat nuk janë shumë të largëta si në vendet e mëdha këto mënyra të mëposhtme mund t’ja u lehtësojnë mëngjesin dhe ta bëjnë më pozitiv.

Ashtu si meditimit, përfitime të mira janë parë tek individët që praktikojnë përfytyrimin, apo vizualizimin. Vizualizimi thjesht është formimi i një imazhi mendor për diçka; në këtë rast, si e perceptoni që do ju shkojë dita ideale. Për shembull, para se të shkoni për të punuar, përfytyroni rrugën që do ndiqni; ndërveprimet që do të keni; detyrat që do të plotësoni; atë që dëshiron të ndjesh gjatë gjithë ditës. Kjo praktikë është një mënyrë e mirë, për të përmbushur kërkesat që na i paraqet shoqëria – dhe për ta bërë këtë, në një mënyrë të relaksuar dhe pozitive.Shumica e njerëzve kanë frikë të zgjohen dhe të përballohen me ditën që kanë përpara.

Kështu që, ngritja nga shtrati bëhet shpesh pa vëmendje – një gjë në dukje e vogël, por kjo ka pasoja. Një ritual i mirë dhe i lehtë është të krijosh një qëndrim të drejtë kur ngrihesh nga shtrati. Për ta bërë, rrokullisuni në anën tuaj të djathtë, pastaj ngrihuni lart në një pozicion të ulur. Ngadalë rrotulloni trupin, vendosni këmbët në dysheme, dhe ngadalë ngrihuni me shpinën drejt.Jo vetëm që është mënyra më e butë për t’u ngritur, por gjithashtu lehtëson presionin mbi zemrën dhe shpinën. Një zakon i thjeshtë, që do ju bëjë ta nisni ditën si duhet.

“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, është një aksiomë tërësisht e vlefshme që injorohet nga shumëkush. Mëngjesi shërben si lëndë djegëse për të gjithë trupin tonë dhe përmirëson energjinë, disponueshmërinë dhe produktivitetin. Ka shumë receta të lehta në dispozicion në internet që mund t’i përdorni. Ose, nëse jeni me nxitim, thjesht skuqni një vezë, ose hani një toast me gjalpë dhe reçel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme