Lista e dhuratave që s’duhet të bëni kurrë në jetë është e gjatë, më poshtë do të gjeni dhe disa të tjera.
1. Qenush/ apo çfarëdolloj kafshe shtëpiake
Jo, sepse ti nuk mund ta dish me siguri sa mundësi ka personi tjetër për t’u kujdesur për të. Përjashto këtu kur ta kërkon vetë një të tillë.
2. Lekë
Po flasim për dhurata dhe lekët nuk bëjnë pjesë pasi ia ulin vlerën simbolit që ky gjest përfaqëson. Letra higjenike është shumë herë më interesante!
3. Komplet thikash
Ti po mendon për kuzhinën e saj/tij të re, por kujdes! Thikat të krijojnë një ndjesi të frikshme dhe sapo ta shohin dhuratën tuaj gjëja e parë që do t’i shkojë ndërmend është një skenar horrorri.
4. Të brendshme
Nëse nuk po ia ble partneres/partnerit, mos e konsideroni si dhuratë. A s’tingëllon paska çuditshëm t’ja blesh mbesës apo nipit.
5. Difuzor për shtëpinë
Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duket sikur i thoni: “Shtëpia juaj mban erë!”
6. Suvenire
Nëse ai/ajo s’e ka parë atë vend ç’vlerë ka një suvenir për dhuratë? Për ta ngjitur tek dera e frigoriferit? Harrojeni!
7. Një paketë depilimi/epilimi
Në dukje s’ka asgjë të keqe, madje është super dhuratë, por automatikisht ai/ajo që e merr fillon të mendojë çfarë s’ka shkuar me të? Çfarë e shtyu për një dhuratë tillë?
8. Gjëra që dikur ju janë dhuruar ju!
Mos e bëni, pavarësisht përpjekjeve të mamit për t’jua mbushur mendjen. Ç’kuptim ka t’i dhurosh dikujt një dhuratë që të është dhuruar ty?
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...