Frutat e marrin shijen e tyre të ëmbël nga fruktoza, një sheqer i thjeshtë që gjendet edhe te mjalti dhe që përdoret për të bërë shurupe për ëmbëlsira. Ashtu si çdo lloj sheqeri, edhe fruktoza e rrit nivelin e sheqerit në gjak. Kjo do të thotë që edhe me frutat nuk duhet ekzagjeruar.
“Nuk e rrit sheqerin siç bën një pije e gazuar, por e rrit deri në një farë pike”, thotë Frances Largeman-Roth, një nutricioniste amerikane. Një kanaçe me pije të gazuar përmban 39 gramë sheqer, ndërsa një mollë përmban 25 gramë sheqer. Pa përmendur se frutat kanë fibra, që lejojnë fruktozën të thithet nga trupi në mënyrë të kontrolluar.
Gjithsesi, jo të gjitha frutat janë njësoj. Frutat me pak sheqer (manaferra dhe pjepër) kanë më pak ndikim në rritjen e sheqerit në gjak sesa fiqtë, mangoja, rrushi apo bananet. Ndërsa molla, dardha dhe pjeshka janë në mesin e renditjes.
Që të ulni sasinë e sheqerit që merrni nga frutat ka një zgjidhje: shoqërojini me proteina. Mollët shoqërojini me kos ose me rrush dhe djathë.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...