Si shumica e grave të cilat nuk janë të kënaqura me trupin e tyre, edhe një grua kishte qenë duke kërkuar një plan të mrekullueshëm ushqimor që i përshtatej nevojave të saj.
Pas shumë hulumtimeve e testimeve, ajo kishte gjetur një dietë të mahnitshme.
Megjithëse plani nuk është afatshkurtër, ajo thotë se ky plan vërtet funksionon.
E tërë esenca është t’i zëvendësoni disa ushqime në dietën e përditshme.
Zëvendësojeni bukën
Zëvendësojeni bukën me ushqime tjera me më pak kalori ose me bukë të zezë.
Me kalimin e ditëve zvogëlojeni edhe sasinë e bukës që e konsumoni.
Pijet freskuese
Shmangni pijet freskuese sa më shumë që mundeni.
Pijet alkoolike
Është mirë t’i konsumoni krejtësisht pijet alkoolike. Megjithatë, edhe nëse ndonjëherë nuk mundeni t’i shmangni assesi, atëherë mundohuni të konsumoni verë pasi që ka edhe efekte të mira shëndetësore.
Sheqeri
Zëvendësojeni sheqerin! Mundohuni të konsumoni sa më pak sheqer që është e mundur.
Lëngjet
Lërini anash lëngjet me ëmbëltues artificialë dhe filloni të konsumoni lëngje natyrale.
Shujta e mëngjesit
Kjo shujtë është shujta jonë bazike, andaj asnjëherë nuk duhet ta shmangni. Mëngjesi ju ndihmon të mos shtoni peshë.
Pavarësisht se çfarë bëni, gjithmonë gjeni kohë ta hani shujtën e mëngjesit – kryesisht mundohuni vezë dhe perime.
Çokollata
Është shumë e vështirë të hiqni dorë nga ky produkt i shijshëm, megjithatë të paktën mund të konsumoni çokollatë të zezë sepse është më e shëndetshme dhe ka më pak yndyrë.
Pemët
Pemët normalisht se janë të mira për shëndetin, por ka disa pemë me shumë kalori që duhet të shmangen. Filloni të hani pemë të kuqe sepse janë të mbushura me antioksidantë dhe pemë të gjelbra – si kiwi apo mollët – të cilat garantojnë furnizim me shumë vitamina.
Përveç këtyre, po ashtu është mirë që të ecni minimum 30 minuta në ditë. /Telegrafi/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%