Tani është koha ideale për perime të freskëta, ndaj duhet të shfrytëzojmë rastin për të shijuar disa pjata ushqyese, të shijshme dhe pak më ndryshe.
Vera është koha që mund të provoni receta të ndryshme dhe plot shihje, prandaj edhe portal arbresh.info sjell për ju një recetë verore.
Përbërësit:
2 patëllxhana
200 gr mish të grirë
Gjysëm gote oriz
1 qepë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
1 gotë lëng domatesh
1 vezë
100 gr djathë
Pak borzilok
2 thelpinjë hudhër
Përgatitja:
Pastroni patëllxhanin dhe e prisni në gjysmë. Hidhni vaj ulliri në një tigan të nxehur dhe mbi të skuqni qepën e pastruar dhe të grirë hollë. Shtojmë mishin e grirë, mesin e patëllxhanit të grirë hollë, kripë, piper, shtojmë borzilokun, hudhrën e grirë hollë. Gatuani paraprakisht pjatën anësore dhe më pas ia shtoni mishit. Hidhni domatet, përziejini dhe ziejini edhe pak.
Mbushni patëllxhanët me mbushjen e përfunduar, vendosini në një enë rezistente ndaj zjarrit, të cilën e keni lyer me pak vaj, mbulojeni me letër alumini dhe piqeni në furrë për 20 minuta. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...