Nuk ka asgjë më të mirë, se seksi për të filluar një ditë të mbarë. Tashmë, kjo teori mbështetet edhe shkencërisht. Ka qenë pikërisht Debby Herbenick, drejtor i Qendrës për Promovimin e Shëndetit Seksual në Universitetin e Indianës (SHBA), studiues dhe seksolog i njohur, i cili ka kryer edhe një botim të posaçëm ku ka përfshirë këtë teori.
Sipas tij, ka prova shkencore që mbështesin pretendimin e tij se që të zgjoheni duke bërë seks, është ideale për të qëndruar në formë. Jo vetëm që është formula e humorit, por edhe antidoti më efektiv kundër sëmundjeve të tilla si ftohjet, gripi etj. Madje, studimi citon edhe faktin se sistemi ynë imunitar forcohet edhe më shumë nga seksi, i cili mesa duket rrit nivelet e elementit “immunoglobuline A”, një antitrup i dobishëm për parandalimin e shfaqjes së infeksioneve, apo që rrit nivelet e estrogjenit, si edhe forcon thonjtë dhe flokët. Ndër të tjera, ai shton se seksi në mëngjes, shton nivelin e prodhimit të hormonit të lumturisë oksitocinës, duke lejuar që të keni një harmoni më të madhe gjatë pjesës tjetër të ditës, dhe madje, zgjatjen e ndjenjës së dashurisë deri në mbrëmje.