Google ADS

Nishanet në fytyrë dhe çfarë duan të thonë ato

10:41 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Në këtë artikull, ne ju sjellim sekretet nga Almanakja kineze Tung Shu në lidhje me nishanet në fytyrë dhe çfarë nënkuptojnë në varësi të pjesës së fytyrës që shfaqen.

Së pari, kontrolloni fytyrën tuaj për çdo nishan dhe pastaj shikoni figurën e mësipërme për të përcaktuar numrin.

Tani në bazë të numrit lexoni përshkrimin përkatës:

Pozita 1 deri 3:Si fëmijë, ju jeni disi rebel dhe një shpirt i lirë. Ju keni një krijimtari të lindur dhe punoni më mirë kur keni një dorë të lirë. Nëse ju keni një nishan këtu, jeni shumë mirë në biznes.

Pozita 4:Ju jeni një person impulsiv, shpesh duke vepruar me një shkëlqim që ju jep karizëm dhe një personalitet të shndritshëm, por mund të jeni të vështirë kur keni shumë mendime. Ju tentoni të jeni mjaft të diskutueshëm, por jo në masën e veprës penale.

Pozita 5:Nishani mbi vetull tregon se keni fat dhe pasuri në jetën tuaj, por do ju duhet të punoni dhe të fitoni më shumë se shumica e njerëzve. Kujdes, pasi ka njerëz që janë xhelozë për ju.

Pozita 6:Talenti juaj artistik mund t’ju sjellë pasuri, famë dhe sukses. Kjo mund të realizohet plotësisht vetëm nëse ndjek zemrën tënde në vend që të qëndrosh në mënyrën konvencionale të jetesës. Suksesi do të vijë nëse jeni të guximshëm!

Pozita 7:Nishanët nën vetulla tregojnë muhabete brenda familjes që ju shkaktojnë hidhërim dhe pakënaqësi. Kjo do të ndikojë në punën tuaj dhe jetesën. Është e këshillueshme që të zgjidhni çdo problem që keni me të afërmit tuaj.

Pozita 8:Pozicioni juaj financiar do të jetë vazhdimisht nën tendosje për shkak të mbingarkesës. Ju gjithashtu keni një dëshirë për lojërat e fatit.

Pozita 9:Ky pozicion sjell probleme. Ju këshillohet ta hiqni.

Pozita 10:Jeni të rrethuar nga familja në çdo kohë dhe do të keni shumë fëmijë, nipër e mbesa. Do të jeni të plotësuar materialisht dhe emocionalisht.

Pozita 11:Nishanët këtu sugjerojnë një tendencë për sëmundje. Është një ide e mirë që të hiqet veçanërisht nëse është e madhe dhe e errët.

Pozita 12:Do të keni një jetë të suksesshme, por edhe shumë të ekuilibruar. Ju ndoshta nuk do të jeni vetëm të pasur, por edhe të famshëm. Do të keni një jetë të kënaqshme në shtëpi dhe në jetën familjare. Gratë me nishane këtu janë veçanërisht me fat dhe kanë tendencë të jenë të bukura dhe magjepëse gjithashtu.

Pozicioni 13:Fëmijët do të jenë një shqetësim i madh në jetën tuaj. Marrëdhënia juaj me ta nuk është e mirë. Nuk ka asgjë që mund të bëni për këtë, përveçse të jeni tolerantë.

Pozita 14:Nënkupton ndjeshmërinë ndaj ushqimit që mund të jetë një problem i madh në jetën tuaj. Ju mund të jeni alergjik ndaj disa ushqimeve ose thjesht mund të hani shumë.

Pozita 15:Ju jeni gjithmonë në lëvizje dhe vazhdimisht përditësoni dhe ridizajnoni shtëpinë tuaj. Ju doni të njihni gjëra dhe të shihni vende të reja. Nuk jeni të lumtur nëse qendroni në një vend për një kohë të gjatë.

Pozita 16:Ju duhet të jeni të kujdesshëm kur vjen puna tek ushqimi, si dhe kur bëhet fjalë për mënyrën tuaj të jetesës. Ju pëlqen romanca. Pesha shpesh ju fut në depresion.

Pozita 17:Ju do të jeni dikush me rëndësi të madhe sociale. Jeni aktivë në skenën shoqërore. Kjo do të ndikojë thellë sepse ju bën konfuzë mbi atë që të tjerët mendojnë për ju.

Pozita 18:Ju jeni një person gjithmonë në lëvizje. Në jetën tuaj keni gjithmonë udhëtime të mëdha.

Pozita 19:Ju keni fat, të holla dhe shumë miq të mirë. Dobësia juaj është se mund të tërhiqeni shumë nga bukuria.

Pozita 20:Nëse keni një nishan këtu jeni të destinuar për famë ekstreme. Ju keni një talent të madh për kreativitet dhe gjithashtu jeni tepër inteligjent, por talentet tuaja mund të përdoren për të mirën dhe për të keqen. Ju nuk jeni një njeri që mund të mashtroheni lehtë.

Pozita 21:Ky është një nishan i mirë, pasi sugjeron famë dhe njohjeje për ju.

Pozita 22:Jeta juaj është e lumtur dhe gjërat shkojnë mirë për ju. Nishani në fund të vetullave flet për një person të autoritetit dhe të pushtetit.

Pozicioni 23:Ju keni një instinkt shumë të zhvilluar. Një jetë kuptimplotë dhe të gjatë. Miqtë dhe familjen do ti keni përkrah deri në fund.

Pozicioni 24:Me rritjen në moshë jeta juaj bëhet më e vështirë. Pasuria ama nuk do ju mungojë.

Pozicioni 25:Besoni tek parimet tuaja tradicionale dhe do të keni një jetë të gjatë e të frytshme. Kujdes me asetet që zotëroni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme