Për t’ju ndihmuar që të bëni një gjumë të mirë dhe të pushoni gjatë natës, ngjyra e krevatit luan rol të madh.
Ky është rekomandimi i ekipit hulumtues nga Fondacioni Kombëtar Amerikan të Gjumit, ka gjetur se familjet që kanë pasur qetësi për shkak të gjumit të mirë, kanë zgjedhur shtratin e bardhë dhe atë e kanë përdorur vetëm për seks dhe gjumë, transmeton portal arbresh.info
Të vetëdijshëm se arsyet e pagjumësisë mund të variojnë nga stresi në punë deri te zakonet e shtëpisë, studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që flejnë në dhoma të rehatshme të dhe të pastërta bëjnë gjumë të rehatshëm, dhe shtrati ideal cilësohet ai sikurse është në hotel, me ngjyrë në bardhë.
“Ne kemi studijuar në detaje se si problemet e shëndetit dje sjelljes ndikojnë në gjumë dhe jemi habitur se sa i ndjeshëm mund të jetë një person ndaj tingujve, aromave dhe efekteve vizuale gjatë natës”, tha David Cloud, kreu i eksperimentit.
Rreth 58 për qind e të anketuarve kishin probleme të mëdha me gjumin, dhe ndër arsyet fizike më së shpeshti ishin shtrati i pakëndshëm dhe shtrati i ashpër, temperatura e dhomës, drita e fortë, erërat dhe zhurmat nga ushqimi që konsumonin dhe televizori që kishin në dhomën e gjumit.
“Shumë njerëz shikojnë TV nga shtrati, lexojna, hanë, pinë ose debatojnë dhe më pas pyesin se pse nuk mund të flejnë”,m tha Cloud, ndërsa potencoi se krevati është vetëm për seks dhe gjumë.
Kur të anketuarit arritën t’i zhduknin këto zakone, doli se një element i rëndësishëm i gjumit të shëndetshëm të natës është ngjyra e shtratit.
“Shtrati i bardhë përcjell një ndjenjë pastërtie dhe paqeje, ndërsa printimet e ndritshme dhe modelet e dekoruara në tekstile ngacmojnë dhe emocionojnë psikikën. Kombinimi ideal i ngjyrave për dhomën e gjumit janë muret rozë të zbehtë dhe shtroja e bardhë si bora. Të dyja kanë një efekt qetësues, qetësojnë emocionet armiqësore dhe relaksojnë muskujt në vetëm 10 deri në 15 minuta”, thekson Cloud./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...