Është një thënie e vjetër që thotë se “burrat nuk bëhen burra nga kostumi që mbajnë veshur”, megjithatë, stili mund të dëgojë mesazhe të mëdha.
Kjo vlen edhe për gratë, të cilat me shumë delikatesë duhet të zgjedhin edhe buzëkuqin, pasi edhe ai përqon një mesazh shumë të rëndësishëm, transmeton portal arbresh.info
E kuqe e ndezur
Buzëkuqi ngjyrë të kuqë të ndezur tregon vetëm një gjë, që ju dëshironi të bini në sy. Kjo ngjyrë simbolizon vetëbesimin, por edhe vullnetin tuaj për t’i treguar të gjithëve se sa e apasionuar dhe sensuale jeni. Thjesht juve ju pëlqen që të admiroheni nga të tjerët.
Vjollë dhe gri
Nëse ju pëlqen që të mbani buzëkuq ngjyrë vjollcë në të gri, atëherë kjo do të thotë se ju pëlqen kontrolli. Kjo ngjyrë zbulon se ju e dini saktësisht se çfarë po bëni, ju jeni të organizuar dhe të durueshëm. Nëse doni të bindni me delikatesë dikë të bëjë diçka, vendosni këtë buzëkuq, transmeton portal arbresh.info
Ngjyrë pjeshkë
Kjo ngjyrë dërgon mesazh vetëmohues, tregon që jeni e mirë dhe bujare. Ju pëlqen të kujdeseni për familjen dhe miqtë, dhe gjithnjë jeni mbështetëse. Jeni të lumtur të lini mënjanë kohën, energjinë dhe dashurinë për të tjerët. Nëse doni të bëni të tjerët që të dashurohen me ju në shikim të parë, atëherë vendosni buzëkuq ngjyrë pjeshke.
Ngjyrë rozë
Kjo tregon se jeni një aventuriere dhe se nuk keni frikë që t’i tregoni botës anën tuaj të egër. Gjithmonë jeni aty për të takuar njerëz, vende të reja dhe asgjë nuk ju frikëson. Nëse jeni nga ato që nuk ju pëlqen të rrezikojnë, mbase është koha të provoni buzëkuqin mbresëlënës rozë, do t’ju ndihmojë të filloni sfida të reja.
Ngjyrë vishnje
Kjo është ngjyra që tregon se juve ju pëlqen të joshni dhe ju pëlqen të merrni atë që doni. Ju kënaqeni me çdo moment. Në dashuri, ju preferoni pasigurinë dhe eksitimin e lehtë sesa të fitoni shpejt. Një buzëkuq ngjyrë vishnje është ideal për ringjalljen e pasionit në një marrëdhënie.
Rozë e butë
Ju gjithmonë do të donit të ishit të papërmbajtshëm, pasi që vetë e doni gjithçka që është e butë dhe e këndshme për syrin, veçanërisht fëmijët. Kjo ngjyrë ka për qëllim që të tregojë anën e butë të një personi, transmeton portal arbresh.info
E zezë
Edhe pse një buzëkuq i zi është i lidhur me diçka negative, nëse ju pëlqen ta vendosni, do të thotë që ju pëlqen humori i zi dhe nuk është e lehtë të magjepseni. Juve mund të ju tërheq muzika dhe historitë rebele.
Blu, jeshile, e verdhë
Çdo buzëkuq i pazakontë thotë se ju jeni krijues dhe imagjinativ. Pavarësisht nëse jeni tërhequr apo hapur, nuk ka dyshim se jeni një shpirt artistik. Këto ngjyra të pazakonta janë zgjedhja e duhur për ata që shqetësohen shumë se çfarë mendon ambienti për to./arbresh.info/
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut