Donald Trump asnjëherë nuk e ka fshehur adhurimin që ka për vajzën e tij, Ivanka, e cila konsiderohet si personi më i afër i Presidentit amerikan.
Trump dhe Ivanka kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, madje disa ekspertë e konsiderojnë këtë lloj marrëdhënie si shumë të papërshtatshme, transmeton portal arbresh.info
Padyshim, Ivanka është personi më i ekspozuar i familjes dhe vetë Donald Trump është kryesisht përgjegjës për këtë.
Si dukej jeta e kësaj gruaje 39-vjeçare para Shtëpisë së Bardhë? Jo shumë ndryshe se sot.
Ajo lindi në martesën e Donald Trump dhe Ivana Zelnickova. Ajo u emërua pas nënës së saj. Emri i saj i vërtetë është Ivana, dhe Ivanka është në të vërtetë pseudonimi i saj.
“Emri im i vërtetë është Ivana. Në çekisht, Ivanka është një pseudonim për Ivanën, ashtu si Bobi është për Robertin,” zbuloi ajo në një rast.
Gjithmonë, ajo ka qenë jashtëzakonisht e afërt me babain e saj. Kur ishte e vogël, ai zakonisht u mburrej bashkëpunëtorëve të tij duke u thënë se sa e zgjuar ishte ajo.
Sipas burimeve të afërta, Donald Trump asnjëherë nuk i injoron thirrjet e saj.
Prindërit e saj u divorcuan në 1992 pas një shkëputje shumë publike për lidhjen e tij me Marla Mailples, e cila më vonë do të bëhej gruaja e tij e dytë. Ivanka ishte 11 vjeç në atë kohë.
Ajo ndoqi shkollën Chapin për Vajza në Manhattan, e cila u ndoq gjithashtu nga Jacqueline Kennedy Onassis, dhe më pas ajo u pranua në shkollën me konvikt Cat Rosemary Hall në Connecticut, ku shkoi John F. Kennedy. Ajo filloi modelimin si adoleshente dhe në 2004 u diplomua për ekonomi në Universitetin e Pensilvanisë. Një vit më vonë, ajo u takua me Jared Kushner, me të cilin tani këshillon babanë e saj në Shtëpinë e Bardhë. Për shkak të tij, ajo ndryshoi fenë e saj dhe u kthye në Judaizëm.
Ajo ka shkruar dy libra – “The Trump Card” dhe “Gratë që punojnë”. Ata ishin bestseller. Ajo gjithashtu lansoi linjën e saj të modës, të cilën e mbylli në 2018, si dhe një linjë bizhuterish.
Njerëzit e përshkruajnë Ivanka Trump si të mirë, të sjellshme, të aftë, por edhe të frikshme.
Në një rast ajo pati pranuar se ka ego të madhe, sikurse edhe babai i saj.
Ajo dhe Jared Kushner kanë tre fëmijë.
“Puna më e rëndësishme për çdo grua është të jetë nënë dhe për këtë ajo nuk do të marrë ulje të pagës”, tha ajo në një nga fushatat politike të babait të saj.
Sikurse në zgjedhjet e mëparshme, edhe tani, ajo ishte pjesë shumë e rëndësishme fushatës së babait të saj dhe e mbrojti atë nga shumë skandale.
Sipas mediave amerikane, Ivanka dhe Melanie nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Ajo ishte me babanë e saj natën e zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai priste rezultatet e para.
“Vajza e babait”, e quan Trump atë, por si do të sillet ajo nëse nuk ia del që të jetë sërish pjesë e Shtëpisë së Bardhë?! Kjo mbetet për t’u parë./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador