Sipas pretendimeve të “Wall Street Journal”, Cynthia Nixon, aktorja amerikane që portretizoi Mirandën në serialin kult “Seksi dhe Qyteti” mund të kandidatojë për postin e guvernatores së Nju Jorkut.
Sipas medias, disa grupe liberale e kanë nxitur atë të garojë për postin e mbajtur aktualisht nga Andreë Cuomo. Nixon është aktivizuar në mbrojtje të shumë kauzave, si për shkollat publike, ashtu edhe për komunitetin LGBT.
Fituese e çmimit “Tony” si aktorja më e mirë për interpretimin në dramën “Dhelprat e vogla”, Nixon njihet edhe për kritikat ndaj Donald Trumpit, veçanërisht lidhur me qëndrimin e tij jo shumë favorizues ndaj komunitetit homoseksual.
Aktorja homoseksuale, gjatë një interviste për “The View” kritikoi edhe linjën politike të Cuomos, i cili sipas saj nuk po ofron mjetet e nevojshme financiare për të mbështur shkollat publike.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...