Pikat e bardha në fytyrë formohen kur keratina, një proteinë që gjendet në qelizat e lëkurës, flokëve dhe thonjve, grumbullohet mbi sipërfaqen e epidermës. Të njohura ndryshe si Milia, këto pika dhjamore formohen si pasojë e paaftësisë së qelizave të lëkurës për ta përhapur në mënyrë të njëtrajtshme keratinën.
Këto favorizohen nga ekspozimi në diell dhe bllokimi i poreve nga grumbullimet e produkteve kozmetike apo të kujdesit të lëkurës.
Këto pika dhjamore u shfaqen kryesisht të porsalindurëve, por nuk përjashton mundësinë që t’ju shfaqen si femrave edhe meshkujve në çdo kohë.
Ndërsa shkaku mbetet ende i paqartë për dermatologët, këta të fundit kanë gjetur disa mënyrë sesi mund t’i trajtoni pikat e bardha dhjamore në kushte shtëpie. Nëse bebeve u zhduken brenda pak javëve, tek të rritur kërkohet një kohë më e gjatë. Metodat e trajtimit përfshijnë nga kremrat, lazeri e peeling kimik deri tek kurat natyrale.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të provoni një krem me acid glikolik dhe retinol, përbërës që promovojnë qarkullimin qelizor. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet të siguroheni që këto produkte nuk ju shkaktojnë acarim. Duke qenë se këto pika të bardha favorizohen nga dielli duhet të përdorni gjithmonë krem mbrojtës .
Shmangni produktet komedogjenike të cilat bllokojnë poret e lëkurës! Kërkoni për produkte “non-comedogenic”. Më poshtë do të lexoni disa maska me përbërës natyralë
Mjaltë: higjiena është një zgjidhje efektive për trajtimin e tyre.Mjalti mund të përdoret për të bërë një pastrim fytyre për të shtresuar lëkurën dhe për të zvogëluar pamjen e gungave të bardha. Përdorimi: lyeni fytyrën tuaj dhe lëreni atë për 15 minuta. Përsërisni çdo ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
Scrub me sheqer, pak vaj ulliri e lëng limoni: Përzieni pak nga tre përbërësit që përmendëm derisa të formoni një pastë homogjene. Këtë të fundit aplikojeni direkt në lëkurë dhe masazhojeni për rreth 15 minuta. Kjo pastë do të shërbejë si një pastrues e lëkurës së vdekur që mund të përkeqësojë pamjen e gungave të bardha mbi lëkurën tuaj.
Niseshte misri me uthull molle: Përbërësi i parë ka aftësinë të absorbojë yndyrën e tepërt në lëkurë, ndërsa uthulla e mollës do të shkrijë në nivel qelizor keratinën e grumbulluar.
Pastë dhëmbësh: produktet që gjenden në pastën e dhëmbëve ndihmojnë në heqjen e pikave dhjamore. Home Remedy Hacks tregon se mund të jetë një trajtim i suksesshëm, por paralajmëron se kjo mund të shkaktojë një ndjesi djegieje ndaj kini KUJDES.Përdorimi Aplikoni vetëm paste të mjaftueshme për të mbuluar zonën që kanë dalë pikat dhjamore. Lëreni 20 minuta përpara se ta shpëlani
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...