Çdo shtatë vjet, të gjitha qelizat e trupit tonë rinovohen. Në fund të vitit të shtatë, gjithçka ndryshon tek ne, ashtu si stinët. Linja e jetës fillon me lindjen dhe mbaron me vdekjen. Pas 70 vjetësh, cikli është i mbyllur. Ky cikël është i ndarë në 10 pjesë.
Cikli i parë (0-7 VJET)
Gjatë 7 viteve të para, fëmija përqendrohet te vetja, sikur të ishte qendra e botës. E gjithë familja sillet gati gati për të kënaqur çdo dëshirë të tij dhe nëse nuk e bën, fëmija bën kapriço, i mbërthyer prej zemërimit. Në shtatë vitet e para, fëmija është një egoist i përsosur. Ai jeton plotësisht i kënaqur me veten. Nuk ka nevojë për ndonjë gjë tjetër: ndjehet i plotësuar.
Cikli i dytë (7-14 VJET)
Pas 7 vjetësh, ka një ndryshim: nuk është më i përqendruar te vetja dhe lëviz drejt të tjerëve, duke bërë shumë pyetje. Ai i lodh prindërit, bëhet një mundim i vërtetë, sepse bëhet gjithnjë e më shumë filozof, studiues skeptik, që dëshiron të depërtojë nëpër gjërat. Shkatërron një lodër sepse dëshiron të shohë se si funksionon; vret një flutur për të parë se si është bërë brenda. Interesi u drejtohet të tjerëve, por vetëm atyre të të njëjtit seks. Psikologët e quajnë këtë faza e dytë shtatëvjeçare “homoseksuale”.
Cikli i tretë (14-21 VJET)
Pas 14 vjetësh, hapet një derë e re: interesi për seksin e kundërt. Kjo është periudha e heteroseksualitetit. Seksualiteti është i pjekur, djali / vajza fillon të mendojë për seksin, dhe ëndrrat e veta dominohen nga fantazitë seksuale. Dhe fillon të hyjë në botën e vardisjes.
Cikli i katërt (21-28 VJET)
Duke filluar nga viti 21, nëse çdo gjë ka evoluar në mënyrë normale, djali/vajza fillon të jetë interesuar për qëllime më ambicioze dhe pak më pak për dashurinë. Dëshiron mallra materiale, sukses. Shpreh ambicie, si të konkurrojë dhe të luftojë për karrierë. E gjithë qenia e vet tërhiqet nga fuqia, nga prestigji dhe nga mënyra se si t’i arrijë ato.
Cikli i pestë (28-35 VJET)
Rreth të 28-ave, ne e kuptojmë se nuk mund të marrim gjithçka që duam. Ne e kuptojmë se shumë nga dëshirat tona janë të pamundura dhe fillojmë të përqendrohemi në mundësinë e hapjes së një tjetër dere. Përqëndrohemi në rehatinë dhe sigurinë, më shumë se në aventura dhe ambicie. Në moshën 28 vjeç, përfundon jeta e “shkujdesur”. Tani është koha në të cilën përshtatemi. Dikush mendon për hapjen e një llogarie bankare, blerjen e një shtëpie, marrjen e sigurimeve dhe sistemimin.
Cikli i gjashtë (35-42 VJET)
Në moshën 35 vjeç, energjia e jetës arrin pikën Omega: gjysma e rrethit të jetës është e plotë. Prej këtij momenti fillon rënia energjike. Ne tani jemi të interesuar jo vetëm për sigurinë dhe komoditetin, por gjithashtu bëhemi konformistë. Ajo që mund të destabilizojë ose të shkatërrojë jetën tonë bëhet tabu. Që tani e tutje bëhemi pjesë e botës konvencionale: ne fillojmë të besojmë në tradita, në të kaluarën, në fenë. Tani rregullat nuk na trembin më, rendi dhe disiplina bëhen pjesë e botës sonë.
Cikli i shtatë (42-49 VJET)
Duke filluar nga mosha 42 vjeç, fillojnë çrregullimet fizike dhe mendore. Rënia fillon. Kjo është epoka më e rrezikshme. Flokët bëhen gri, fillojnë të bien, lëkura lëshon nën forcën e gravitetit. Në moshën 42 vjeçare, do të fillojmë t’i kushtohemi seriozisht fesë. Ndiejmë nevojën për të besuar në diçka supreme dhe për të medituar.
Cikli i tetë (49-56 VJET)
Në moshën 49 vjeç fillon rënia seksuale dhe të gjitha fajet që burojnë prej saj. Shoqëria vë shumë presion pasi kërkon një rol aktiv seksual dhe një njeri fillon të ndjehet fajtor ose fajëson partnerin, sepse nuk ka të gjitha marrëdhëniet që shoqëria “thotë” se duhet të ketë.
Cikli i nëntë (56-63 VJET)
Në moshën 56 vjeç, fillojmë të humbim interesin për të tjerët, për formalitetet dhe për shqoërinë. Fillon procesi gradual drejt Sannyasinit, ose kërkimi për të vërtetën. Ngjitja drejt përqendrimit tek vetja fillon, duke arritur kulmin në moshën 63 vjeç. Tani jemi përsëri si fëmijë. Ne mendojmë vetëm për veten tonë. Ne hyjmë në jetën e brendshme, ashtu si në fëmijëri, por tashmë të pasuruar me njohuri, pjekuri dhe aftësi për të kuptuar. Është edhe momenti kur përgatitemi të vdesim së brendshmi. Që të mos presim të vdesim, por të jemi të gatshëm të vdesim me qetësi dhe seriozitet, duke e ditur se kemi ardhur në botë për të mësuar nga të tjerët dhe nga vetja jonë.
Cikli i dhjetë – I FUNDIT
Në moshën 70 vjeç, duhet të jemi të përgatitur. Nëse jeta ka ndjekur një model natyral, para vdekjes, vetëm nëntë muaj më herët, do të bëhemi të vetëdijshëm se vdekja po vjen. Ashtu si fetusi kërkoi nëntë muaj për të parë dritën, kështu edhe ju do të bëheni – nëntë muaj më herët – të vetëdijshëm për vdekjen: tani ajo kthehet në mitër, tek ajo brenda jush. Indianët e quajnë atë “Garbha” dhe kjo është padyshim simbolike. Ky proces natyror është cikli i jetës!/bota.al
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag