Fasulet e kuqe, falë vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë, vijnë me një sërë përfitimesh shëndetësore për organizmin tonë, duke përfshirë uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe madje edhe disa lloje të kancerit
Vetëm një filxhan me këto fasule përmban 16.2 gram proteina, 16,5 gramë fibra, 131 mikrogramë folate, 243 miligramë fosfor dhe 742 miligram kalium.
Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse duhet t’i përfshini rregullisht në regjimin tuaj
1. Ulin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Përfitimet e fasules të kuqe përfshijnë aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit. Studimet kanë treguar që duke ulur nivelin e kolesterolit, rreziku për t’u prekur nga goditjet në tru dhe sëmundjet kardiovaskulare ulet ndjeshëm.
Shtimi i fasules të kuqe në dietë mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL dhe rritjen e niveleve të kolesterolit HDL (yndyrat e mira). Këto fasule, gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e nivelit të inflamacionit në trup.
2. Kontrollojnë sheqerin në gjak
Fasulet e kuqe kanë vetinë gjithashtu të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë në uljen e niveleve të glukozës në gjak dhe ruajnë një nivel normal të sheqerit në gjak.
3. Ndihmon në parandalimin e shumimit të disa llojeve qelizash të këqija
Sipas studimit të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Makromolekulave Biologjike, fasulet konsiderohen si një ushqim që lufton kancerin.
Studimet kanë treguar se përfitimet e fasuleve të kuqe përfshijnë aftësinë për të mbrojtur trupin kundër disa formave të qelizave të këqija, përfshirë kancerin kolorektal.
4. Ndihmojnë në humbjen e peshës
Fasulet e kuqe përmbajnë frenues të alfa-amilazës, të cilat janë studiuar për aftësinë e tyre për të parandaluar thithjen dhe prishjen e (amidonit) niseshtes. Hulumtimet kanë treguar se këto bishtaja kanë aftësinë për të zvogëluar BMI, peshën e trupit dhe masën e yndyrës.
Sipas një studimi në të cilin pjesëmarrësit me mbipeshë morën ekstrakt fasule të kuqe, pjesëmarrësit pësuan ndryshime të konsiderueshme në perimetrin e belit, anësoreve dhe kofshëve. Pjesëmarrësit në studim humbën mesatarisht 4 kilogramë në 30 ditë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...