Koronavirusi tashmë është kthyer në një temë gati të përfunduar, pasi tashmë ka zënë vend kriza në Ukrainë.
Kriza në Ukrainë ka lënë pas edhe krizën klimatike, por prindërit gjithnjë e më shumë shqetësohen se si të flasin me fëmijët për këto tema, transmeton portal arbresh.info
Fëmijët marrin shumë më tepër nga sa e mendojmë ne dhe kjo nuk ndodh vetëm përmes telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të tjera.
Ata dëgjojnë njerëz që flasin në rrugë për ngjarje katastrofike si kriza në Ukrainë. Ata ulen duke u dridhur pranë dritareve të hapura në shkollë, duke vendosur maska mbrojtëse për shkak të Covid. Ata i perceptojnë shqetësimet, frikën dhe tensionet e prindërve të tyre, madje edhe kur prindërit nuk flasin ata e kuptojnë stresin.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se nuk duhet të injorojmë shqetësimet e fëmijëve tanë ose pyetjet që ata mund të kenë në lidhje me kaosin në botë.
“Fëmijët duhan të mbrohen”, thotë psikologu Felix Peter, i cili punon në shkolla me fëmijë dhe adoleshentë dhe përfaqëson një iniciativë të quajtur Psikologë për të Ardhmen.
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të ndiejnë se të rriturit në jetën e tyre po bëjnë më të mirën për t’u siguruar që gjithçka do të përfundojë mirë.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të flisni me fëmijët për atë që po ndodh në botë.
Por si ta bëni këtë në mënyrën e duhur?
Fëmijët shprehin ndjenjat e tyre ndryshe, në varësi të moshës apo përvojës së tyre, thonë ekspertët.
Kur janë më të vegjël. Fëmijët shpesh kanë vështirësi në gjetjen e fjalëve për të komunikuar ndjenjat etyre. Kjo mund të çojë në simptoma fizike, si dhimbje stomaku ose dhimbje koke, thotë Katharina van Bronsëijk, një psikoterapiste që punon me Felix Peter në Psychologists for Future, shkruan Deutche Welle.
Një fëmijë që qan, së pari duhet të ngushëllohet dhe më pas të pyetet mbi atë që e mundon.
“Si flasim për krizat me fëmijët varet edhe nga zhvillimi kognitiv dhe emocional i fëmijës”, thotë van Bronsëijk.
Sipas saj, sapo fëmijët të bëjnë pyetje rreth krizave që na shqetësojnë, atyre u duhet dhënë përgjigjje menjëherë.
“Njerëzit shpesh thonë se duhet të përpiqeni të largoni frikën e një fëmije. Por ne mendojmë se për frikën duhet folur”, thotë Felix Peter.
Psikologët thonë se nëse i thoni fëmijës tuaj, “Mos ki frikë”, fëmija juaj mund të mendojë se po e ndaloni atë ndjenjë të caktuar, ndërsa nëse i thoni “e kuptoj, edhe mua më frikëson”, thonë ata, është një reagim shumë më i mirë, sepse i jep fëmijës të kuptojë se po e merr seriozisht.
Sipas psikologëve, fëmijët rriten kur u ipen përgjigjje të sinqerta dhe të ndershme.
Prindërit duhet të jenë të mirëinformuar kur flasin me fëmijët e tyre për probleme si lufta Rusi-Ukrainë ose kriza globale e klimës. Por është në rregull nëse nuk keni përgjigjen perfekte për çdo pyetje. Prindërit duhet të mendojnë se mund të jenë të sinqertë dhe të marrin kohë për të bërë kërkimin e tyre përpara se t’u përgjigjen pyetjeve të fëmijëve të tyre.
“Frika, shqetësimi, mungesa e njohurive – gjithçka është në rregull. Megjithatë, të rriturit duhet të përpiqen të pajtohen me ndjenjat e tyre përpara se të flasin me fëmijët e tyre për to”, thanë ata.
Pavarësisht nëse është kriza klimatike, Covid apo lufta Rusi-Ukrainë, psikologët thonë se të rriturit luftojnë me një ndjenjë pafuqie.
“Fëmijët nuk duhet të jenë aq të trishtuar sa të rriturit. Ne nuk duhet t’i detyrojmë ndjenjat tona mbi ta”, tha Felix Peter./arbresh.info/
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...