Në vazhdim lexoni çfarë duhet të bëni me bananen e papjekur në mënyrë që në çast të piqet
Bananet janë të pasura me materie ushqyese, ndërkaq përparësia e tyre është sepse janë të thjeshta për përdorim, madje edhe kur janë tepër të pjekura apo plotësisht ngjyrë të gështenjtë.
Mirëpo, si të veprojmë me bananet e gjelbra?
Pothuajse janë të padobishme, ndërkaq nëse nuk mund të prisni tri ditë që të marrin ngjyrën e tyre të njohur, mund të provoni trukun e thjeshtë me mikrovalën.
▪ Merrni një pirun dhe shponi bananen nga të gjitha anët në mënyrë që të lehtësohet hyrja e nxehtësisë.
▪ Futeni bananen në mikrovalë rreth 30 – 60 sekonda.
▪ Ftoheni dhe atëherë është e gatshme për t’u ngrënë.
Njëherë kur e nxirrni nga mikrovala banania me siguri do të duket e keqe, mirëpo tekstura e saj do të jetë e njëjtë me teksturën e bananes së pjekur perfekt.
Gjithashtu, duke pasur parasysh që buka më e mirë gatuhet me banane shumë të pjekura, gjithashtu shpejt dhe thjesht do të siguroni përbërësit më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...