Nëse vini re këto detaje në shtrat, kujdes sepse lidhja s’po funksionon dhe aq mirë

18:33 | 17 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Marrëdhëniet intime janë thelbësore për lidhjen tuaj, por përpos kënaqësisë seksuale, prej tyre mund të mësojmë nëse ka apo jo gjëra që nuk shkojnë në lidhjen tuaj:

  1. Një egoist është i tillë edhe në dhomën e gjumit! Një partner i tillë do të mendojë vetëm për kënaqësinë e tij dhe jo anasjelltas. Prandaj nëse vini re që partneri e ka mendjen vetëm tek vetja, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund.
  2. Shmang kontaktin me sy! Në rast se e shmang përherë kontaktin sy më sy, atëherë diçka nuk shkon. Mund të jetë thjesht zakon, megjithatë duhet ta diskutoni, asnjëherë nuk i dihet.
  3. Nuk ju puth fare! Sërish një tjetër temë për diskutim. Pse shmang puthjet?! Fundja është një ndër gjërat më të bukura që lidhen me seksin.
  4. S’ka përkëdhelje!Tjetër detaj i rëndësishëm i aktit janë përkëdheljet, përpos puthjeve apo fjalëve të ëmbla. Nuk është shenjë se domosdoshmërisht partneri nuk ka ndjenja për ju, megjithatë duhet ta diskutoni për të kuptuar nëse ka diçka që s’shkon apo jo.
  5. Ju ushtron presion që të bëni gjëra që nuk i dëshironi! Partneri duhet të kuptojë që nëse nuk e doni diçka, nuk e doni dhe pikë. Askush s’ka pse të ushtrojë presion, s’ka justifikime! Nëse ju detyron të bëni gjëra që nuk i preferoni, atëherë jeni përballë një problemi serioz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme