Nëse sytjenet nuk lahen sa duhet iu ndodhin këto gjëra

01:22 | 12 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Të jesh praktike, ndonjëherë përfshin edhe veshjen e disa elementëve për të satën herë, por për fatin tonë të keq, ato mund të flasin! Në fakt, është e pakëndshme që, disa veshje si kanotieret apo të brendshmet t’i veshim gjatë pa i larë; kjo është e qartë.

Mes tyre, na besoni se edhe sytjenet kanë nevojë për një kujdes të veçantë kur vjen fjala tek higjiena. Shumë më të veçantë nga ç’mund të mendoni!

Sipas studiuesve nuk është e shëndetshme që të njëjtat sytjene të mbahen më shumë se 5 herë radhazi. Pra, duhet t’i lani ato të paktën 1 herë në javë. Kjo këshillë duhet të merret seriozisht, pasi moslarja e tyre sjell pasoja të pakëndshme.

  1. Së pari dhe e natyrshme: Në sytjenet tuaja do të zënë vend mikrobet

Baktere, yndyrë, papastërti, mikroorganizma… këto janë vetëm maja e ajsbergut, mes gjithë atyre që mund të grumbullohen në sytjenet tuaja. Sa më shumë t’i mbani ato pa i larë, aq më shumë do të shumohen këto mikroorganizma. Sipas ekspertëve këto nuk përbëjnë rrezik nëse vihen në kontakt me lëkurën, por nëse janë të gjitha së bashku në një vend, mund të shndërrohen në kërcënim.

  1. Sytjenet do të nisin të mbajnë erë, e cila do të përhapet edhe tek rrobat

Siç e dimë që kur kemi hapur sytë në jetë, nëse nuk i lan veshjet ato marrin erëra të papëlqyeshme. Edhe sytjenet nuk përjashtohen prej tyre. Në ndryshim nga bluzat apo fundet, sytjenet janë në puthitura me lëkurën, çka mund të çojë në erëra akoma më të rënda, të cilat mund të përhapen edhe tek rrobat tuaja.

  1. Ato mund të njollosen nga djersa

Deordoranti na ndihmon- por shenjat që lë tek të brendshmet nuk janë të mirëpritura. Shpesh hasim njolla të verdha në sytjenet tona që krijohen pikërisht prej tij. Ato janë një rezultat i bashkimit të deodorantit me papastërtinë dhe yndyrat, çka çngjyros copën e sytjenave dhe lë një shenjë që nuk do të mund ta hiqni./kosovarja/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme