Kur dashuria e jetës është duke kaluar në një fazë të vështirë, është paksa problematike të dini se çfarë duhet thënë e çfarë jo.
Qoftë nëse përpiqeni ta ngushëlloni atë me gatime të mira apo me prekje fizike, ekziston një gjë të cilën me çdo kusht duhet ta shmangni për t’ia thënë, transmeton Telegrafi.
Duke folur për ‘Women’s Health’, autorja Dr. Jane Greer ka shpjeguar se ta detyroni partneren të flet për një problem të caktuar duke i thënë “hajde pra, më trego se çfarë ke”, e veçanërisht kur ajo jua ka bërë me dije se nuk dëshiron të flet për këtë temë, vetëm sa e detyroni që ajo të largohet nga ju.
Çdo njeri ka mënyra të ndryshme për t’u ballafaquar me stresin emocional dhe disa njerëz thjesht zgjedhin të mos flasin para partnerit.
Pra, disa njerëz thjesht kanë dëshirë të merren me problemet vet, duke bërë një ecje të gjatë apo duke bërë ushtrime fizike.
Në raste të tilla, gjëja më e keqe që mund ta bëni është t’i thoni “vërtet dua ta di se çfarë ke” ose “dua të të ndihmojë”
Nëse partnerja nuk dëshiron të flet për këtë problem, thjesht mos flisni më për atë çështje!
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi