Nëse partneri zbulon këto gjëra për ju, do rrezikoni shumë

00:25 | 27 Mars 2017
Trina Galanxhi

Në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm me gjërat që i shprehni të partnerit tuaj.

Edhe pse ju jeni të sinqertë me njëri-tjetrin, sipas intv.al sërish duhet të tregoni kujdes me ato çfarë shprehni. Ekspertët ju sugjerojnë të mos i thoni këto gjëra:

Komunikoni sërish me ish-partnerin

Edhe pse ka besim te ju, kjo gjë ndoshta është e tepërt për të. Për të shmangur keqkuptimet, ndërprisni bisedat me ish-partnerin tuaj, sepse do rrezikoni lidhjen që keni.

Shoqëria ime di çdo gjë për ty

Ju keni miq të ngushtë, por kjo nuk do të thotë se ju i tregoni atyre çdo gjë. Sipas intv.al, nëse partneri juaj e mëson këtë gjë, ndoshta do mërzitet me ju, pasi nuk dini të ruani privatësinë në çift.

Çfarë do bëhet me lidhjen tonë?

Presioni në një lidhje është një ndër gjërat më të këqija, prandaj  tregohuni të kujdesshëm. Qëndroni sa më të mirëkuptueshëm, sepse gjërat e mira rrjedhin vet natyrshëm.

Nuk më bën surpriza

Nuk mund të ankoheni për këto gjëra, sepse tregon se ju vlerësoni më shumë dhuratat. Nëse ai dëshiron t’ju surprizojë do e bëjë me dëshirën e tij.

Jam xheloze

Xhelozia është normale në një lidhje, por mundohuni mos t’ja shprehni shpesh këtë gjë, sepse do rrezikoni lidhjen tuaj. Kjo gjë do tregojë se nuk keni besim te vetja juaj dhe partneri do mërzitet me kontrollin që po i bëni.

Nuk mund të jetoj pa ty

Femra, nuk duhet t’i lini të kuptojë se jeta juaj varet nga ai. Kjo gjë do ndikojë edhe negativisht, sepse do e vlerësoni më shumë se duhet dhe ndoshta do i hipë vetja shumë në qejf dhe mund t’ju lëndojë më pas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme