Të mbajturit një martesë të shëndetshme e të lumtur kërkon shumë punë, pak a shumë si të ngjisësh shkallët e një karriere.
Por a e kishit menduar ndonjëherë se vetë pozicioni i punës mund të ishte një shkak një “katalizator” i divorcit tuaj !
Sipas disa studimeve sociale, punë ta caktuara rrisin rrezikun e divorcit në krahasim me disa punë të tjera. Caroline Uggla, një kërkuese shkencore më Universitetin e Stockholmit tregoi për Live Science se cilat janë profesionet që mund të rrezikojnë martesën apo lidhjen tuaj.
Hulumtimet kanë treguar mes kërcimatarëve dhe koreografëve është numri më i lartë i divorceve 43.1% ndjekur nga baristët 38.4 percent dhe masazhatorët 38.2 përqind. Punonjësit e kazinove, ata që kryejnë shërbime të ndryshme në shtëpitë e të tjerëve dhe infermierët apo mjekët kanë gjithashtu shumë shanse për t’u divorcuar.
Ka gjithashtu tregues që punonjësit e një kompanie janë më të prirur të krijojnë lidhje jashtë martesore në atë kompani sesa jashtë saj.
Për të dalë në këto konkluzione Uggla ka shqyrtuar dokumentat e 102,453 burrave të divorcuar dhe 113,252 grave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...