Lidhjet dashurore të qenieve njerëzore asnjëherë nuk janë si një ecje në park – pavarësisht gjërave të bukura që çiftet jua thonë në ditën e tyre të dasmës.
Prandaj, duke i marrë parasysh këto, më poshtë i keni disa momente të cilat shkaktuan ndarjen e shumë çifteve, e që nëse ndonjë nga këto i përshtatet situata të juaja, atëherë ndoshta është koha të ndaheni nga ai.
Kur ai sillet si fëmija juaj
“Mbaj mend një ditë të jem zgjuar nga gjumi dhe kam kuptuar se nuk isha e dashura e tij, isha nëna e tij. E lash atë po atë ditë. As nuk kam derdhur ndonjë lot. Isha shumë e lehtësuar”.
Duke shkruar në forumin “Reddit”, një grua kishte shpalosur këtë të vërtetë, ku ndonjëherë femrat përfundojnë të bëhen nëna në vend se të jenë të dashura. Kjo pra ndodh kur vazhdimisht kujdeseni për të, kur i mësoni gjëra esenciale, etj.
Kur nuk të beson
Mos besimi ndaj teje mund të jetë si pasojë e pasigurive të tij, por ky nuk është faji yt, dhe as nuk është puna juaj të bëni çmos për ta bindur se jeni person i besueshëm.
Ja një rast të tillë, të cilin e ka shpërndarë një grua në forume të internetit:
“Më kishte bërtitur dhe më kishte akuzuar tradhti sepse ka gjetur qimet pubike të një mashkulli tjetër në tualetin tim. Faktikisht, ajo ishte qime e qenit. Ai prapëseprapë nuk më kishte besuar edhe kur e kisha marrë qenin dhe e kisha krahasuar me qimen e zbuluar në tualet”.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë