Një shprehje thotë se çdo gjë ka kohën e vet, por thua të jenë kaq të prera me thikë ngjarjet e jetës? Do të ishte një dështim ta diplomoheshe 27 vjeç dhe jo 23, po të bëheshe nënë në moshën 18 vjeçare?
Po mosha e duhur e punës cila është, ajo e martesës apo e të jetuarit vetëm? Janë faktorë të jashtëm e të brendshëm, faktorët ekonomik, social, mentalititeti i shoqërisë në të cilën jetojmë e shumë gjëra të tjera që ndikojnë në një mënyrë apo në tjetrën në vendimarrjet tona. Megjithatë të shumtë janë ata që mendojnë se jeta është matematikë dhe asgjë më shumë sesa llogaritje !
Llogarinë e parë po e bëjmë me martesën dhe më poshtë Living do t’ju tregojë moshën ideale për të lidhur martesë.
Trendi ka ndryshuar dekadë pas dekade dhe shumica e çifteve dalin për një kohë më të gjatë me njëri tjetrin për t’u njohur dhe për t’u bindur se janë me personin e duhur në krahë.
Mosha mesatare e femrave dhe meshkujve që martohen ka ndryshuar shumë nga viti 1971 dhe nëse 46 vjet më parë, nuset martoheshin rreth moshës 22 vjeç tani ato presin deri në të 30-at e tyre. Ndërkohë kjo moshë ka ndryshuar për meshkujt nga mosha 24 në 33
Sipas një studimi, në qoftë se nuk doni të përfundoni të divorcuar , ju duhet të martoheni jo më parë se 28 vjeç dhe jo më vonë se 33.
Sipas studimit pas moshës 32 vjeç , mundësia e divorcit rritet me rreth 5 për qind çdo vit . COSMOPOLITAN
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...