Google ADS

Nëse nuk dëshironi të eksperimentoni shumë me flokët, veproni si Kate Middleton

19:15 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Kate Middleton njihet për stilin, finesën dhe elegancën e denjë për një dukeshë. Megjithatë dukesha e Kembrixhit nuk pëlqen të eksperimentojë shumë me stilin dhe pamjen e saj. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë kategori, ku guximi nuk është pika juaj e fortë, atëherë merrni shembull nga Kate.

Duke qenë se ardhja e verës kërkon një ndryshim në look, kryesisht në flokë, Kate nuk hoqi dorë nga ndryshimi dhe të njëjtën gjë mund ta bëni edhe ju. Ajo u shtoi flokëve të saj pak shkëlqim duke bërë disa “highlights” në ngjyrë karamel që duken si të puthura nga dielli.

Highlights në flokët e dukeshës janë në ngjyrën karamel të hapur, disa në karamel më të thellë e deri në ngjyrë gështenjë. Duket të themi që ky ndryshim i vogël i ka dhënë dukeshës një pamje solare, më të ëmbël. Për të gjithë juve që nuk ju kujtohet, ja një pamje e Kate para ndryshimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme