Shumica prej nesh janë të mësuar me idenë se paraja është rrënja e të gjitha të këqijave dhe është një ndër gjërat për të cilat nuk duhet të flisni.
Në shoqëri besohet se është më mirë që t’u thuash njerëzve që jeni klasë e mesme, sesa bëhuni të pasur, transmeton portali arbresh.info
Për shumicën e njerëzve nuk ngjall aspak interes kur flitet për paratë ose për të aerriturat e dikujt tjetër.
Por pse kjo është gabim?
Në librin “Be Obsessed or Be Average” , autori Grant Cordone thotë se në vend që të ofendoheni nga njerëzit që flasin për paratë, ju duhet të shmangni ata që nuk e bëjne këtë gjë. Dhe jini të kujdesshëm ndaj atyre që nuk mund të fitojnë para, të cilët shpenzojnë të gjitha paratë e tyre ose që nuk mund të pagujanë faturat.
Nga ata që kursejnë dhe që flasin për paratë ju nuk mund të humbisni asgjë.
Për të fituar para duhet guxim dhe e vërtëta është se 80 përqind e të gjithë milionerëve sot janë nga ata të gjeneratës së parë.
Ata nuk kanë trashëguar pasuri, por kanë pasur guxim që të flasin me klientë dhe të depërtojnë dhe të rrisin biznesin e tyre.
Marrja e parave, mbajtja e parave dhe shumëfishimi i parave kërkon një angazhim përbindësh, përkushtim dhe një obsesion me rritje. Nëse punoni për dikë tjetër, merrni përgjegjësi për rritjen e kompanisë, jo vetëm për të fituar një pagë. Kjo do të grumbullojë kuvertën për punëdhënësin tuaj dhe për ju. Mos u bëni thjesht spektator kur bëhet fjalë për të fituar para. Sigurohuni që jeni në fushë duke u përpjekur të shënoni.
Planeti ynë ka shumë mundësi për të bërë para dhe shumica e njerëzve nuk kanë para sepse besojnë se është shumë e vështirë që të fitosh para.
Sipas Cardone të gjithë duhet të besojnë se paratë janë kudo. Gjithkush ka para dhe nëse ata trajtohen me të drejtë dhe kërkojnë para, atëherë edhe do të marrin.
Paratë janë kudo dhe qëllimi i secilit duhet të jetë marrja e pjesës së tij.
Autori thekson se për shkak të kësaj bindje, ai i fiton paratë shumë lehtë, pa mundim dhe me bollëk./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...