Njerëzit që kanë menduar se të martohesh kur je vërtetë i sigurt për partnerin, na vjen keq por shkenca ka një lajm të keq për ju.
Jezebel raporton që sociologu i Universitetit të Utah, Nicholas Wolfinger mori të dhëna nga vitet 2006 deri më 2010 dhe erdhi në përfundim që nëse martoheni në moshën 20 vjeçare, keni 50 për qind gjasa më shumë të ndaheni se sa nëse martoheni kur mbushni 25, transmeton portali arbresh.info
E çdo vit pas të 25-ve që prisni për t’u martuar mundësia për divorc zvogëlohet me 11 për qind. Por mos u gëzoni, sepse nëse i bëni 32 vjet gjasat për t’u divorcuar rriten 5 për qind çdo vit.
Wolfinger thotë se kjo prirje duket të jetë relativisht e re, pasi një studim i mëparshëm i bërë me të dhënat nga 2002 tregoi se shkalla e divorcit të njerëzve të martuar pas moshës 30 vjeçare ishte rrafshuar në vend të rënies, kështu që duket sikur besimi i mbajtur më parë se nëse prisni më gjatë të martoheni, do të keni një martesë më të mirë mund të bjerë dhe Wolfinger nuk është i sigurt se pse kjo ndodhë.
Ai hedh një teori se nëse martohesh pas moshës 30 vjeçe, ndoshta ke pasur marrëdhënie më të komplikuara me ishin (dhe kanë pasur më shumë në përgjithësi), i cili mund të bëjë që ju të ndiheni më të joshur të tradhtoni, por thoni se të dhënat që ai i ka nuk i mbështesin këto teori në mënyrë specifike, prandaj ai nuk është me të vërtetë i sigurt se përse po ndodh, gjë që në fakt është ngushëlluese./Arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...