Higjiena është e rëndësishme, por nuk duhet të ekzagjerojmë.
Dushet shumë të shpeshta dhe shampoja e dobësojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës, duke shkaktuar acarim, infeksione dhe sëmundje të tjera shumë të bezdisshme. Idealja do të ishte të bënit një dush çdo ditë vetëm gjatë verës, duke zvogëluar frekuencën me ardhjen e dimrit. Fytyra juaj duhet të lahet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, njësoj si me dhëmbët tuaj. Shampo duhet të aplikohet dy herë në javë, jo më shumë se tre, ndërsa pjesët intime duhet të lahen me detergjent një herë në ditë. Sidoqoftë, ka shenja që ju bëjnë të kuptoni se jeni duke ekzagjeruar me larjet!
Flokë të yndyrshëm me zbokth
Shpesh ata që kanë flokë të yndyrshëm dhe zbokth i lajnë flokët çdo ditë, por është e gabuar! Duke bërë kështu, nuk bëni gjë tjetër veçse e keqësoni situatën, sepse lëkura e thatë, për të mbrojtur veten prodhon edhe më shumë sebum. Për më tepër, zbokthi ndodh shpesh për shkak të acarimit të kokës, e cila duhet të trajtohet me shumë dashamirësi!
Ngjyra zbehet shpejt
Nëse keni flokë me ngjyrë, ajo zbehet menjëherë. Shkaku është padyshim larja e shpeshtë e tyre.
Lëkurë e kuqe dhe e thatë
Lëkura, nëse lahet shumë shpesh dhe me produkte të forta, humbet mbrojtjen e saj natyrale dhe tenton të thahet, skuqet dhe irritohet. Në raste më të rënda, mund të ndodhë edhe dermatiti dhe kushtet e tjera të lëkurës, kështu që bëni kujdes!
Kruarjet në zonën intime
Pjesët intime janë shumë delikate dhe flora bakteriale duhet të respektohet. Duke vrarë bakteret “e mira” që jetojnë në mënyrë të natyrshme atje, ju u jepni atyre shkak për infeksione, të tilla si candida. Lani me një pastrues të butë një herë në ditë dhe, nëse keni nevojë të qetësoheni gjatë ditës, përdorni vetëm ujë të vakët. Gjithashtu shmangni fshirjen në zonat intime, deodorantët apo spray-t antibakterial.
Ftoheni shpesh
A sëmureni shpesh së fundmi? Ju me siguri po dobësoni sistemin tuaj imunitar me larjet shumë të shpeshta, të cilat shkatërrojnë bakteret që jetojnë në trupin tonë dhe na mbrojnë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...