Kemi parë shumë raste kur pasi çiftet pas disa vitesh martesë ndryshojnë shumë në raport me njëri-tjetrin. Shfaqen disa probleme të cilat ndonjëherë bëhen të pakapërcyeshme.
Sipas psikologëve ka disa shenja që tregojnë se marrëdhënia është në krizë e që askush s’duhet t’i shpërfillë. Eksperti i njohur Rick Netshiozwi thotë se ka një element kyç që tregon se nuk ka më ndjenja reciproke: mënyra se si një çift fle në krevat.
Siç thotë ai:“Një shenjë e qartë se një martesë po i vjen fundi, shihet kur fle. Kur secili flini në anën tuaj, në gjysmën tuaj të krevatit. Kur nuk i prekni as këmbët, atëherë më e mira është të ndaheni.”
Për Netshiozwi, përqafimi në shtrat tregon një lidhje të fortë dhe një marrëdhënie me themele të forta. Nëse nuk ka kontakt fizik, s’ka as energji të mirë e rrjedhimisht divorci është afër.
Fjalët e tij duket se mbështeten nga shkenca, pasi është vërtetuar se prekja rrit nivelet e oksitocinës. Shpesh i quajtur “hormoni i dashurisë “, oksitocina është gjithashtu e lidhur me ndërtimin e besimit dhe rritjen e tërheqjes. Një artikull i vitit 2021 i botuar në revistën “Neuroscience & Biobehavioral Reviews” argumenton se prekja është “forma më themelore e kontaktit” dhe mund të krijojë një ndjenjë uniteti dhe të përcjellë ndjenja dashurie.
Ndër efektet pozitive të prekjes janë edhe nivelet më të ulëta të stresit.
Mënyra se si një çift fle nuk është domosdoshmërisht një projeksion se sa e shëndetshme është marrëdhënia e tyre. Gjumi është një çështje personale. Ka njerëz që nuk duan të preken fare gjatë gjumit. Megjithatë, intimiteti fizik është një pjesë e rëndësishme e një martese e që e mban gjallë romancën. Nëse jeni në një fazë të tillë dhe doni ta shpëtoni atë lidhje, dilni në një takim romantik si në fillime, një shëtitje në vendet e preferuara ose një udhëtim do të ishte ide e mirë./tvklan.al
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...